Albpetrol nuk ka planifikim për makina me qira dhe ka 11 makina tepër për zyrtarët, por drejtori, ish-deputet i PS, Eltar Deda ka sajuar një tender; me të cilin, Agron Papuli ka arritur vlerën 19.5 milionë Euro, marrë nga qeveria “Rilindja”, për makina me qira, biznes i sajuar enkas për të nga miku i tij Edi Rama...
Ndërkohë që kompania shtetërore Albpetrol, është zhytur në borxhe dhe ka lënë bllokuar mbi 80 puse për mungesë financimi e do largojë afro 20% të punëtorëve, po sajon tenderë për t’u dhënë miliona Euro miqve të Bablokut.
Pa asnjë dyshim, që Drejtori i “Albpetrol”, ish-deputeti i PS, Eltar Deda, ka marrë urdhër prej kryeministrit Edi Rama, për të sajuar tender makina me qira te Agron Papuli, urdhër të cilin e ka zbatuar menjëherë.
Më 12 shkurt 2024, Albpetrol njoftoi se ka zhvilluar tenderin me vlerë fondi limit 1 milionë e 100 mijë Euro me TVSH; për marrje makina me qira për administratën, kundrejt kushtit që mirëmbajtjen e tyre do ta bëjë Albpetrol, ndërsa pas 4 vitesh do t’ia rikthejë firmës private.
Si në të gjithë institucionet qeveritare e entet shtetërore, fituese e këtij tenderi të majmë te Albpetrol, është shpallur firma CLASSIC Sh.p.k e Agron Papulit, mikut e sekserit të Edi Ramës, me vlerë kontrate 1 milion e 80 mijë Euro me TVSH, ose 20 mijë Euro më pak se fondi limit.

Meqë tenderi ishte mbi vlerën e lartë monetare, dhe sipas ligjit duhet bashkim operatorësh për kontrata mbi 1 vit shërbime e furnizime mallrash; Papuli i Bablokut, përdori filialin e tij “Infinity Destinations”, ndërsa si gjoja rivale, përdori dy firma të tjera kukulla me oferta 2-3% më të larta.
Që tenderi është i urdhëruar dhe i sajuar për t’i dhënë 1 milionë e 80 mijë Euro Papulit të Bablokut, këtë e vërtetojnë dy fakte:
1. Kompania Albpetrol, në planin financiar afat-shkurtër për vitet 2024-2029, nuk ka të planifikim për marrje makina me qira për administratën.
2. Administrata qendrore dhe administrata e drejtorive përbërëse të saj, janë të kompletuara me makina zyrtare, madje drejtoria qendrore ka 11 makina mbi nevojën e strukturës së sektorëve, të cilat përdoren privatisht nga drejtorët dhe sekretaret.
Me këtë tender mbi 1 milion Euro që mori në Albpetorl”, Agron Papuli ka arritur vlerën totale 19.5 milionë Euro, marrë nga qeveria “Rilindja” për makina me qira, biznes i sajuar posaçërisht për të, nga miku i tij kryeministër, Edi Rama./Pamfleti
Lini një Përgjigje