TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia15 Shkurt 2024, 10:56

Elbasan/ Inceneratori nuk punon; 630 mijë Euro buldozerë me qira për të shtyrë mbetjet në lum

Shkruar nga Pamfleti
Elbasan/ Inceneratori nuk punon; 630 mijë Euro buldozerë me qira
Inceneratori i Elbasanit /

Për landfillin e Elbasanit, “arkëtarët” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri të Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit; i morën menjëherë 22 milionë me kontratë koncesioni, ndërsa krye-bashkiaku Gledjan Llatja po zhvat miliona Euro, pjesë-pjesë me tenderë fiktivë për këtë landfill e incenerator që nuk punon...

Dosja hetimore e SPAK, vërtetoi se për Landfillin e Elbasanit, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja, “arkëtarët” e Edi Ramës e Engjëll Agaçit, i morën paraprakisht brenda ditës 22 milionë Euro, me kontratë koncesionare të qeverisë dhe ia mbathën para se të arrestoheshin.

Ndërsa prej 2 vitesh pas sekuestrimit dhe marrjes në pronësi nga shteti, krye-bashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja si administrator i këtij landfilli dhe grupi i hajdutëve të tij në Bashki, po zhvatin miliona Euro pjesë-pjesë, me tenderë fiktivë për këtë incenerator që nuk punon.

Tenderi i radhës, i shpallur më 12 shkurt 2024, me vlerë fondi limit 630 mijë Euro me TVSH, ka si objekt marrje buldozerësh me qira, për të shtyrë buzë lumit Shkumbin, mbetjet që kanë tejmbushur sheshin e landfillit Elbasan.

Elbasan/ Inceneratori nuk punon; 630 mijë Euro buldozerë me qira

Shkak, nuk është shtimi i volumit të mbetjeve që depozitojnë Bashkia Elbasan dhe 6 bashkitë e Qarkut, por fakti që nuk punon inceneratori; i cili, sipas projektit e kontratës, duhej të digjte afro 70% të mbetjeve e të prodhonte energji, ndërsa 30% do kapsuloheshin me groposje e mbulim.

Ngaqë inceneratori nuk ka punuar asnjë ditë; Babloku ka menduar ta fsheh skandalin me inceneratorin dhe të zhduk “malin” e mbetjeve, duke urdhëruar krye bashkiakun Gledian Llatja e t’i jap fonde shtesë, që të shtyjë e çojë mbetjet buzë lumit Shkumbin.

Për të realizuar këtë fshehje skandali, qeveria i ka akorduar kompanisë bashkiake “ECO-ELB” të Landfillit Elbasan; 630 mijë Euro me TVSH, për të marrë buldozerë më qira dhe 250 mijë Euro për t’i furnizuar ata me karburant.

Saktësojmë, se gjatë dy viteve, kompania shtetërore “ECO-ELB” që komandohet nga krye bashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja; ka bërë 5.3 milionë Euro tenderë për blerje karburante, klor, makineri, pajisje, menaxhim mbetjesh në sheshin e landfillit, pajisje, etj.

Auditi i Ministrisë së Financave, si dikaster që akordon fondet, për aktivitetin e Landfillit të Elbasanit dhe vënies në punë të inceneratorit, ka konstatuar se afro 70% e vlerës totale të tenderëve, janë vjedhur me dokumente blerjesh e shërbimesh fiktive, ndërsa 30% nuk kanë dhënë efekt për vënien në punë të inceneratorit.

Kjo vlerë tenderësh e zhdukur në 2 vite pas marrjes së dorëzim të landfillit, është sa 25% e krejt fondit shtetëror, që Babloku i dha Klodian Zotos e Mirel Mërtirit, për të ndërtuar landfillin e inceneratorin në Elbasan, të cilin Babloku vazhdon e quan “Kryevepër medisore”./Pamfleti

inceneratori i elbasanit buldozerë me qira

Lini një Përgjigje