Deri kur do ta durojë Edi Rama kapterin e Irfanit, dëmet e të cilit në kurriz të shtetit kapin shifra të frikshme? Nëse nuk vepron shpejt Kryeministri, i ndalohet të na thotë nesër: Ka ngrënë molla, pas shpinës time!
Kapter Alfred Peza që prej qershorit 2023, kur u vu në krye të RTSH-së, ka zhvilluar një fushatë terrori ndaj punonjësve, me largime masive nga puna, por edhe me presione të vazhdueshme për ata pak që i kthenin fjalë.
Vetëm në muajt e parë, porsa u emërua, kapteri nisi të hiqte njerëz nga puna me një të rënë të lapsit, duke arritur deri ne 300 të pushuar, të cilët Peza i nxori në rrugë.
Por cili është dëmi financiar që i shkakton kapter Alfred Peza shtetit me këto shkelje flagrante të Kodit të Punës?
Të gjithë të larguarit nga puna, me vendimet e shkrimtarit të romaneve horror, Enkelejd Lamaj, që kapteri e ka emëruar Drejtor Juridik, janë automatikisht fitues të gjyqeve që hapin për prishje të njëanshme të kontratave të punës. Secili prej tyre do të fitojë, pas gjyqit, një dëmshpërblim prej të paktën 20 rrogash, që është dëm ndaj shtetit dhe do të paguhen nga taksat e qytetarëve. Mësohet se gjykata ka filluar tu japë të drejtë shumë prej punonjësve.
Dëmi financiar që kapter Alfred Peza i shkakton shtetit përllogaritet me miliona euro.
Duket se zotit ‘1 milion euro”, i njohur nga të gjithë për vjedhjet e babëzitura, nuk i hyn gjemb në këmbë, dhe pavarësisht se hiqet si populist duke u buzëqeshur të gjithë punonjësve, nga krahu tjetër, nuk ngopet duke firmosur letra shkarkimesh nga puna.
‘I hajnë duart’, siç ka thënë dhe ai vetë kur kërcënonte punonjësit sy ndër sy.
Tashmë nën urdhrat e tij, përveç të përkëdhelurës së vet, 26-vjeçares Bora Xhanija, që e ka komanduar si drejtoreshën më të rëndësishme, të Programacionit, kapteri manjak ka emëruar së fundmi edhe drejtorin e ri të Prodhimit, instruktorin e palestrës Dik Daci, i cili u katapultua në këtë pozicion për shkak të besnikërisë dhe sepse vë firma qorrazi kudo që kapteri i kërkon.
Me firmat e Dik Dacit, vetëm këtë javë, kanë dalë para ‘komisioni të vlerësimit’, 20 vetë brenda një dite, ndërsa çdo ditë firmosen raporte për të tjerë, të cilët tashmë pritet t’u bashkohen grupit të të pushuarve nga puna.
Dëmet që do t’i shkaktohen shtetit nga këto pushime arbitrare nga puna janë kolosale. Për të mos përmendur megavjedhjen e kapter Fredit me Festivalin e Këngës. Ose edhe bëmën e tij më të fundit, hapjen e një restoranti/mence private brenda ambienteve të RTSH-së, pa një kontratë dhe procedura transparente ku minimalisht duhet të bëhen publike çmimet me të cilat është dhënë me qera ambienti, nëse janë ose jo sipas referencës dhe për sa vite?
Por kapter Peza e ka mendjen të mbushë xhepat, pasi prej kohësh u bën presion punonjësve që të mos guxojnë të dalin nga institucioni, por të qëndrojnë vetëm në mencën që ai u ka hapur.
Me këtë dëm prej miliona eurosh që kapteri i shkakton shtetit, me Kontrollin e Lartë të Shtetit që po heton fondin e Festivalit të Këngës e me vjedhjet e tjera dhe abuzimet kolosale që ka bërë, kapterit do t’i tërhiqet veshi nga lart.
Deri kur do ta durojë Edi Rama kapterin e Irfanit, dëmet e të cilit në kurriz të shtetit kapin shifra të frikshme? Nëse nuk vepron shpejt Kryeministri, i ndalohet të na thotë nesër: Ka ngrënë molla, pas shpinës time!
Më e pakta që ka bërë Këshilli Drejtues i RTSH-së është që nuk i ka miratuar drejtorët që Peza ka propozuar, dhe as buxhetin që ka kërkuar, ndaj dhe ai po vepron në ilegjitimitet të plotë.
Një pjesë e punonjësve të cilët ai i ka larguar padrejtësisht nga puna, i janë drejtuar edhe SPAK-ut me një padi ndaj kapter Pezës, ndërkohë që pritet edhe gjetjet e KLSH-së nga kontrolli i bërë në muajin Shkurt për vjedhjen e Festivalit.
Por kapter Alfred Peza, edhe pas tërheqjes së veshit, i ka ditët e numëruara, dhe është me një këmbë drejt largimit. Por jo vetëm kaq, pasi duhet të jetë dhe subjekt i SPAK. /Pamfleti
Lini një Përgjigje