Patronazhistët që ndihmuan Gledjan Llatjan të fitonte, duket se kanë marrë poste në Bashkinë e Elbasanit, duke vendosur rekorde punësimi...
Bashkitë e drejtuara nga PS duket se janë kthyer në çerdhe korrupsioni dhe zyra punësimi. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer auditime në shumë prej tyre dhe ka gjetur pafundësi shkeljesh. Një auditim i fundit është bërë në Bashkinë e Elbasanit, ku janë gjetur abuzime me punësimet, tenderët, dhënien me qira të pyjeve e kullotave, mbledhjen e borxheve, etj.
Sipas KLSH, nga auditimi rezulton se për vitin 2022 në Bashkinë Elbasan janë konstatuar probleme në zbatimin e buxhetit vendor, pasi shumica e parave shkojnë për paga. Audituesit kanë vënë re se shpenzimet për paga paraqiten 900 milion lekë dhe zënë 21 % ndaj shpenzimeve gjithsej, 4,174 milionë lekë.
“Ndikim ka pasur numri i madh i të punësuarve prej 481 punonjës me 210 mijë banore, madje më i larte së bashkitë tjera që mbulojnë popullsi të njëjte brenda juridiksionit të tyre, konkretisht: Bashkia Shkodër paraqet 327 punonjës me 213 mijë banore dhe Bashkia Durrës 378 punonjës me mbi 250 mijë banorë. Gjithashtu paraqitet raport i zhdrejtë midis numrit punonjësve prej 418 veta me ngarkesën e punës tyre, për disa pozicione pune, pasi nuk justifikohen me dokumente dhe programe pune”, thekson KLSH.
Më konkretisht, Drejtoria e auditit përbëhet nga 5 punonjës, të cilët kanë kryer 7 auditime gjithsej ose rreth 1 auditim/ vit, çka tregon se audituesit nuk kane ngarkesën e duhur të punës; Drejtoria përgjithshme shërbimeve organizative përbëhet nga 10 punonjës, ku 5 punonjës të ankimimit administrativ dhe përfaqësimit në gjykate përfaqësohet nga 5 veta, të cilët kanë mbuluar 5 vendime gjyqësore për 2022 ose 1 vendim/punonjës; Drejtoria e administratës dhe burimeve njerëzore përbëhet nga 11 punonjës, ku vetëm arkivprotokolli paraqet 5 punonjës; Drejtoria e politikave arsimit parashkollor, trashëgimisë kulturore, turizmit e sportit përbehet nga 25 punonjës, në një kohe që paralel funksionojnë më vete njësite shpenzuese si Qendra Ekonomike Arsimit, Klubi Shumë sportesh, Qendra Artit dhe Trashëgimisë Kulturore.
Sipas KLSH, problem paraqet raporti i zhdrejtë i shpenzimeve operative me shpenzimet për pagat, ose në masën 73 %, ç’ka tregon mungesë efektiviteti, eficencë dhe ekonomiciteti të shpenzimeve operative në funksion të aktivitetit kryesore Bashkisë.
Probleme janë gjetur dhe te Agjenci e Shërbimeve Publike Elbasan. Për vitin 2022, janë konstatuar parregullsi në buxhetin e saj, si vijon:
Shpenzimet për paga pasqyrohen ne vlerën 143,382,507 lekë, me një organike prej 295 punonjës dhe 19 punonjës përkohshëm me fond page 3,114,082 lekë. Për disa punonjës për pozicionet e punës që mbulojnë, paraqitet mospërputhje me ngarkesën e punës tyre, pasi nuk e justifikojnë me dokumente dhe programe pune; Për 5 sektor numri i stafit drejtues-profesional rezulton i barabarte dhe në 1 rast më i madh se numri punonjësve, në vend që të ndodhte e kundërta.
Sa më sipër, konkretisht: sektori juridik e personeli prej 13 veta: 1 përgjegjës, 1 protokollues, 1 sekretare, 2 specialiste, 8 shoferë, ose më shumë shofere se stafi drejtues-specialiste; sektori mirëmbajtje rrugës qytet 23 veta: 1 përgjegjës, 2 teknik, 2 specialist, 12 punëtor, 6 shofer, pra numri punëtoreve i përafërt me numrin stafit drejtues-teknik-shofer; sektori i ndriçimit, sinjalistikes dhe dekorit 17 veta: 1 përgjegjës, 2 specialiste, 4 teknik, 8 punëtor, 2 shofer, ose numri i punëtoreve është i barabarte me numrin stafit drejtues-teknik; sektori agronomik, ujitje kullim 24 veta: 1 përgjegjës, 1 teknik, 3 specialiste, 10 agronom, 6 punëtor, 3 shofer, ose me shume agronome se specialistë e punëtorë. Pra duket se Bashkia e Elbasanit është kthyer në zyrë punësimi për patronazhistët, shumica e të cilëve duket se marrin paga qyl.
Po ashtu KLSH ka konstatuar shkelje me tenderët, me dhënien e kullotave dhe pyjeve, për të cilat do të flasim në ditët në vijim. /Pamfleti
Lini një Përgjigje