
Këto shpenzime nuk kanë qenë të planfikuara në fondin vjetor të ministrisë, por Pirro Vengu vepron sipas mendjes së tij, i veshur me psiko-delirizimin e të fuqishmit në qeveri, ngaqë është i preferuar e i përdorur nga Babloku, dhe e gënjen mendja se do mbrohet prej tij...
Ashtu siç shpërdoroi fondet e Portit të Durrësit në vitet 2019–2024, Pirro Vengu vazhdon të përdorë fondet publike për interesa personale edhe si Ministër i Mbrojtjes. Një raport i auditit të brendshëm, dorëzuar në Ministrinë e Financave, zbulon se 2 milionë euro nga 7 milionë euro të destinuara për emergjencat e zjarreve në vitin 2025, janë përdorur për blerje mobiljesh, pajisjesh zyre dhe udhëtime luksi jashtë shtetit.
Këto fonde i janë akorduar Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, si buxhet emergjence për përballimin e situatave të zjarreve – për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pasurisë publike, pyjeve dhe mjedisit. Përdorimi i tyre për qëllime që nuk lidhen me emergjencën përbën shkelje të rëndë financiare dhe vepër penale.
Skandali me fondet emergjente
Sipas burimeve të siguruara nga “Pamfleti”, Pirro Vengu ka urdhëruar devijimin e fondeve pa dijeni dhe pa miratim nga Ministria e Financave. Pavarësisht situatës dramatike me zjarret në të gjithë vendin, Vengu po kërkon 3 milionë euro shtesë, duke pretenduar se vatrat e zjarrit janë më të shumta dhe më të vështira për t’u përballuar. Ndërkohë, 2 milionët e parë i ka përdorur për luks dhe jo për shuarje zjarresh.
Qasja arrogante dhe “mbrojtja” politike
Ky veprim arbitrar dhe skandaloz nuk është i pari në karrierën e Pirro Vengut. Edhe gjatë drejtimit të Portit të Durrësit, ai u përfshi në një seri aferash me fondet e BE-së, tenderë fiktivë dhe kontrata të dyshimta. Sot, ai sillet si i paprekshëm, për shkak të mbështetjes së hapur nga Edi Rama, i cili e ka promovuar në mënyrë të vazhdueshme.
Mendësia e Vengut është e qartë: sjellje si “i gjithëfuqishëm” dhe shpërdorim i fondeve publike për interesa personale, me bindjen se do të mbrohet politikisht, siç ka ndodhur më parë.
Shqipëria digjet, institucionet janë të zhveshura
Në terren, efektivët e Zjarrfikëses Shtetërore dhe struktura e Bashkive janë lënë në mëshirë të fatit. Mungesa e fondeve, e pajisjeve dhe e burimeve njerëzore ka reduktuar në minimum kapacitetet për të përballuar emergjencat, duke e bërë situatën alarmante. Qeveria ka disbursuar vetëm 40-50% të fondeve të planifikuara për vitet 2023–2026 për shërbimin zjarrfikës.
Në vend që të financojë prioritetet jetike, Pirro Vengu ndërhyn tek fondet e emergjencës si të ishin buxhet personal, duke lënë vendin të digjet dhe qytetarët pa mbrojtje.
A do përfundojnë në dorë të NATO-s?
Nuk do të ishte aspak çudi nëse në të ardhmen e afërt të dalin prova se edhe fondet e NATO-s janë shpërdoruar nga Vengu, ashtu siç ndodhi me ato të BE-së në Portin e Durrësit. Faturat e luksit mund të zëvendësojnë çdo projekt serioz që parashikonin partnerët ndërkombëtarë për sigurinë e vendit./Pamfleti
Lini një Përgjigje