TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia14 Korrik 2025, 10:44

Dosja e Zezë e Ilir Prodës në Vetting: 8 Mashtrimet e Kryepolicit!

Shkruar nga Pamfleti
Dosja e Zezë e Ilir Prodës në Vetting: 8 Mashtrimet e
Ilir Proda /

“Pamfleti” zbardh dëshmi e fakte tronditëse të fshehura nga Ilir Proda në vetting; ortakëri me krimin, apartamente nga trafikantë, dekonspirim operacionesh dhe gënjeshtra të certifikuara. A do guxojë SPAK të veprojë ndaj shefit të Policisë së Shtetit?

“Pamfleti” ka zbuluar tetë mashtrime serioze në formularin e vetëdeklarimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në kuadër të procesit të vettingut. Këto të pavërteta janë fshehur jo vetëm nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, por janë miratuar dhe nga Komisioni i Vettingut, duke lejuar kalimin e tij në këtë filtër institucional me një profil që bie ndesh me standardet e integritetit.

Në Vendimin nr. 21, datë 8 mars 2024, të Komisionit të Vettingut Policor, konstatohet se Ilir Agim Proda, në atë kohë drejtor i Policisë së Elbasanit, ka mashtruar sistematikisht mbi pastërtinë e figurës dhe integritetin e tij.

Deklarim i rremë për hetime penale – Proda ka pohuar se nuk ka qenë kurrë nën hetim penal, ndërkohë që më 1 dhjetor 2014, në kohën kur ishte shef i Komisariatit nr. 2 në Tiranë, është kallëzuar dhe hetuar nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre, fshehje dosjeje, favorizim të një autori krimi dhe kërcënim ndaj një të dëmtuari për të tërhequr kallëzimin.

Lidhje me botën e krimit – Ai ka mohuar çdo kontakt me persona të përfshirë në krimin e organizuar, por realisht ka qenë ortak në kompaninë “Sara&Kristi Sh.p.k” me Ylli Carën, një person i skeduar për trafik ndërkombëtar, gjobëvënie, pengmarrje dhe dhunë me pasoja të rënda.

Marrëdhënie financiare me persona të krimit – Proda ka deklaruar se nuk ka marrë favore, dhurata apo pasuri nga elementë kriminalë. Në fakt, ai ka ndarë përfitime si ortak me Ylli Carën, ka marrë prej tij një apartament në Tiranë me vlerë 70 mijë euro dhe ka udhëtuar disa herë jashtë vendit në shoqërinë e tij.

Mashtrim për procedime administrative – Proda ka pohuar se nuk ka pasur asnjë procedim disiplinor apo hetimor, por dokumentet tregojnë se nga viti 2008 deri në 2014 është hetuar nga SHÇBA për lidhje me krimin, fshehje veprash penale dhe është larguar nga Komisariati nr. 2 për në Bulqizë.

Fshehje dhe falsifikim informacioni – Në deklarim mohon fshehjen e informacionit të klasifikuar, ndërkohë që dosja e tij përmban katër raste të tilla, të konstatuara gjatë detyrës në Komisariatet e Tiranës dhe Lezhës, si dhe në drejtori rajonale në Korçë dhe Elbasan.

Shkelje të sigurisë kombëtare – Ka mohuar çdo shkelje të rregullave të sigurisë së informacionit të klasifikuar, por raportet e SHISH dhe strukturave të brendshme të Policisë e lidhin me 53 raste mbështetjeje për rrjete të pastrimit të parave, kontrabandës, prostitucionit dhe trafikut të drogës.

Dekonspirim i operacioneve – Ndërsa pohon se ka ruajtur sekretin e hetimeve, SPAK e ka futur nën hetim për dekonspirimin e aksioneve në vitet 2021-2023 gjatë drejtimit të Policisë së Elbasanit, për operacionet kundër bandave “Çela”, “Çapja” dhe “Çopja”.

Mashtrim i plotë mbi integritetin – Ilir Proda ka gënjyer në tërësi në formularin për pastërtinë e figurës, duke mohuar çdo hetim, lidhje me krimin, përfitime nga krimi dhe shkelje administrative. Fakte që tani janë të dokumentuara dhe duhet të bëhen objekt hetimi penal.

Mashtrimet e tij në vetting përbëjnë vepër penale të konsumuar me vetëdije. SPAK është i detyruar të nisë procedim penal të drejtpërdrejtë, jo vetëm për dekonspirim aksionesh, por edhe për falsifikim të qëllimshëm të të dhënave zyrtare në një nga dokumentet më delikate të karrierës në shërbimin e sigurisë kombëtare./Pamfleti

Dosja e Zezë e Ilir Prodës në Vetting: 8 Mashtrimet e

dosja e zezë e ilir prodës 8 mashtrimet e kryepolicit

Lini një Përgjigje