TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia10 Korrik 2025, 08:24

SPAK heton Renato Çamin si kreun e një grupi mafioz; qeveria i jep miliona euro kontrata publike për karburant dhe ndërtim

Shkruar nga Pamfleti
SPAK heton Renato Çamin si kreun e një grupi mafioz; qeveria i jep
Eltar Deda, Drejtori i Albpetrol /

Në total, kompania “AGA-1 Sh.p.k” ka marrë 11 milionë Euro tendërë pa garë vetëm nga kompania shtetërore “Albpetrol”, por prej 12 vitesh pushtet të PS, ka monopolin e furnizimit me naftë të bashkive Fier e Roskvec, nga të cialt ka marrë 13 milionë Euro fonde, ndërsa SPAK nuk ndërhyn megjithëse është subjekt i ligjit Anti-mafie…

Aktiviteti kriminal i trafikantit dhe vrasësit Renato Çami është i dokumentuar edhe në dëshmitë e të penduarve Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase, të cilët e përmendin për trafik droge, gjobëvenie, pengmarrje dhe porositje vrasjesh. Ndër to përfshihet edhe financimi i atentatit ndaj Agim dhe Ilir Boriçit në prill 2018 në Fier.

Në dosjen hetimore nr. 75/2, SPAK ka skeduar një sërë veprash penale të kryera nga Renato Çami. Por, pavarësisht këtij fakti, drejtues të institucioneve shtetërore nuk ngurojnë t’i japin leje ndërtimi për pallate dhe kontrata publike me vlerë miliona euro, nëpërmjet kompanisë së tij “AGA-1 Sh.p.k.”

Një nga drejtuesit që vijon marrëdhëniet e favorshme me të është drejtori i “Albpetrol”, Eltar Deda, ish-deputet i PS, ish-këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe drejtues i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.

Në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 7 korrik 2025, Eltar Deda ka shpallur fituese kompaninë “AGA-1 Sh.p.k” të Renato Çamit për një kontratë furnizimi me karburant në vlerën 1.6 milionë euro me TVSH. Në këtë tender mori pjesë vetëm kjo kompani, në kundërshtim me ligjin për prokurimet publike, i cili parashikon minimalisht dy ofertues. Për më tepër, kontrata është dhënë me ofertë 99.5% të fondit limit.

SPAK heton Renato Çamin si kreun e një grupi mafioz; qeveria i jep

Kompania e Renato Çamit ka marrë gjithsej 11 milionë euro tenderë nga “Albpetrol”, të gjitha pa garë dhe me vlerë thuajse të plotë të fondit limit. Sipas auditimeve, në 12 tenderë të kontraktuar për furnizim me karburant, janë realizuar vetëm 60–70% e sasisë së parashikuar, ndërkohë që janë paguar 100% e shumës, bazuar në firmosjet e drejtorit Eltar Deda, në bashkëpunim me Çamin.

Përveç “Albpetrol”, kompania “AGA-1 Sh.p.k” ka përfituar edhe 13 milionë euro tenderë nga Bashkia Fier, Sekretariati Kombëtar i Ujësjellës-Kanalizimeve, Hipoteka, Bashkia Roskovec dhe një sërë ndërmarrjesh të tjera publike në qarkun Fier.

SPAK heton Renato Çamin si kreun e një grupi mafioz; qeveria i jep

Ndërkohë që SPAK e heton Renato Çamin si drejtues të një grupi të strukturuar kriminal, duke u mbështetur në ligjin “Anti-Mafia”, institucionet shtetërore jo vetëm që nuk e përjashtojnë nga fondet publike, por e shpërblejnë rregullisht me tenderë miliona euro./Pamfleti

renato çami eltar deda

Lini një Përgjigje