TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Prill 2023, 10:45

Ilirjan Celibashi lejon Goron e Himarës dhe Filon e Korçës për mandatin e 4-ët; ligji lejon vetëm 3 mandate

Shkruar nga Pamfleti

Ilirjan Celibashi lejon Goron e Himarës dhe Filon e Korçës

Ndoshta Kryetarit të KQZ dhe ish kryetarit të zgjedhjeve të famshme të Dushkut, i ka “prishur mendjen” ndonjë çek apo copë tokë në bregdetin e Himarës dhe në fshatrat turistik të dëborës e lakrorëve

Krye-komisioneri Ilirjan Celibashi nuk po zbaton Ligjin nr. 139/2015 “Për vetë-qeverisjen vendore”, që përcakton numrin mandatave të atyre që janë Kryetarë Bashkie e ri-kandidojnë.

Në nenin 59, pika 2 të ligjit për pushtetin lokal, përcaktohet taksativisht kështu:- “Kryetari i Bashkisë mund të zgjidhet dhe të ushtrojë vetëm 3 mandate të njëpasnjëshme në krye të bashkisë, me të drejtë ri-zgjedhjeje pas 1 mandati shkëputje”.

Ky detyrim ligjor nuk është zbatuar nga PS, për krye bashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, i cili ka ushtruar 3 mandate radhazi në detyrë dhe i ndalohet kandidimi për mandatin e katërt radhazi.

Mirë Edi Rama, që e ri-kandidoi Jorgo Goron për mandatin e katërt në shkelje të ligjit, sepse gjatë 12 viteve, ai ka zbatuar çdo pazar që kanë bërë Babloku me oligarkët e trafikantët për lejet e ndërtimit dhe grabitjen e tokave në Himarë.

Po Ilirjan Celibashi, pse e regjistroi Jorgo Goron si kandidat për Kryetar Bashkie, kur sipas ligjit i ka plotësuar 3 mandate e nuk lejohet më? Apo i ka “prishur mendjen” ndonjë çek, suitë apo ndonjë copë tokë në bregdetin e Himarës, dhënë nga oligarkët e trafikantët, që Jorgo Goron duan ta kenë përjetësisht Kryetar Bashkie për të firmosur letra pronash e lejesh ndërtimi.

Të njëjtën shkelje të ligjit, po bën Ilirjan Celibashi edhe me lejimin e kandidimit për mandatin e katërt, të krye bashkiakut të Korçës, Sotiraq Filo; mbasi pazarin për të e ka bërë Niko Peleshi, që e ka “zografitës” të pazareve të tij me trojet, tokat, shitjen dhe kontratat e qirave për ndërmarrjet shtetërore, lejet e ndërtimit dhe licencat për TEC-e oligarkësh rumunë, bullgarë e grekë.

Anormalitet është fakti, se për zgjedhjet e 14 majit, Ilirjan Celibashi ka regjistruar kandidat për Kryetar Bashkie të Maliqit, Gëzim Topçiun e PS, i cili është kryetar prej 6 mandatesh radhazi si “beu i  zonës” qysh nga viti 2000, ndërsa tani kandidon për mandatin e shtatë.  

Referuar pasurisë së Celibashit, SPAK duhet të hetojë motivet që e detyrojnë Celibashin e KQZ, të shkelë ligjin e numrit të mandateve, mbasi kunati i Fatmir Mediut është “mjeshtër” për pazare./Pamfleti

ilirjan celibashi jorgo goro rama

Lini një Përgjigje