TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2023, 17:26

Pas Becchetti-t, Shqipëria përballet me një tjetër padi në Arbitrazh; kompania austriake kërkon 150 mln euro

Shkruar nga Pamfleti

Pas Becchetti-t, Shqipëria përballet me një tjetër padi

Prishja e një marrëveshje mes një kompanie austriake dhe Shqipërisë, rrezikon të çojë vendin tonë në një tjetër përballje në arbitrazh.

Bëhet fjalë për Kompaninë ‘Ivicom holding’ e cila i kërkon qeverisë shqiptare 150 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e marrëveshjes për ndërtimin e një centrali elektrik në zonën e Korçës.

Sipas të dhënave në vitin 2018, kompania me seli në Austri, “Ivicom Holding” i ka paraqitur qeverisë shqiptare projektin për ndërtimin e një centrali në zonën e Zëmblakut, i cili do të përdorte gazin e transportuar nga gazsjellësi TAP për të prodhuar energji elektrike.

Ky projekt, i pranuar nga qeveria shqiptare, synonte ndërtimin e centralit me kapacitet 500 megavat, ndërsa do të punësoheshin rreth 400 persona. Kostoja e investimit do të kapte vlerën prej rreth 350 milionë euro. Investimi nuk është realizuar, për shkak se Ministria e Mjedisit nuk ka pranuar të jap lejen mjedisore. Pas këtij vendim, ky projekt nuk gjeti zbatim ç’ka e detyroi kompaninë austrike të kërkoi në Gjykatën e Arbitrazhit të Suedisë një dëmshpërblim prej 150 milionë euro.

Ndërkohë mësohet se javën e kaluar, Ministria e Financave ka kryer një transaksion me vlerë rreth 150 milionë lekë të vjetra në llogarinë e një studio ligjore suedeze, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në përballjen me kompaninë austriake. Gjithashtu është kryer dhe një pagesë prej 500 mijë euro për konsulencë lidhur me mosmarrëveshjen.

Por kjo nuk është padia e vetme ndaj qeverisë shqiptare në arbitrazh pasi numërohen edhe disa kompani të tjera si ajo gjermane ‘EMS Shipping’, kompanitë “Dondi dhe Kubota”.

arbitrazhi kompania austriake 150 milion euro

Lini një Përgjigje