TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Prill 2023, 22:49

“Gjykata shqiptare refuzon ekstradimin e blogeres ruse”, “Aljazeera” i bën jehonë procesit gjyqësor të Svetlana Timofeva

Shkruar nga Pamfleti

“Gjykata shqiptare refuzon ekstradimin e blogeres ruse”,

Vendimi i Gjykatës së Elbasanit për të mos ekstraduar në Rusi Svetlana Timofeva, e cila akuzohet për spiunazh, është pasqyruar edhe nga mediat e huaja.

Aljazeera” ka bërë një shkrim lidhur kërkesën për ekstradim të ruses Timofeva, ku shkruan se një gjykatë në Shqipëri ka vendosur të mos ekstradojë një blogere të vetëshpallur ruse të arrestuar gushtin e kaluar me akuza për spiunazh.

Më tej “Aljazeera” shkruan se, Svetlana Timofeeva, 34 vjeç, u arrestua me një tjetër rus dhe një ukrainas në gusht 2022 dhe u akuzuan për hyrje në një ish-fabrikë ushtarake. Teksa vazhdon se Timofeeva ka mohuar akuzat për spiunazh nga prokurorët shqiptarë, duke thënë se ajo donte vetëm të filmonte ndërtesa të braktisura nga epoka e Luftës së Ftohtë. “Aljazeera” shton se ajo përballet me akuza të ngjashme në Moskë.

Gjykata ka vendosur të mos pranojë kërkesën e autoriteteve ruse për ekstradimin nga Republika e Shqipërisë në Federatën Ruse të shtetases ruse Svetlana Timofeeva”, tha gjyqtarja Elis Dine në shpalljen e vendimit, raporton “Aljazeera”.

ekstradimi timofeva aljazeera

Lini një Përgjigje