
Sipas raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2022, në vendin tonë janë plot 38 kompani mikrofianciare. Këto kompani japin para me interesa stratosferike me vetëm një kartë identiteti dhe në fund shkatërrojnë familje...
Banka e Shqipërisë vijon të inkurajojë piramidat financiare. Ndonëse prej vitesh kanë “mbirë si kërpudhat” një numër i madh kompanish të mikrokredisë që vjedhin qytetarët, jo vetëm që nuk ka masa, por licencat shtohet për vit. Kompani si “Iute Credit” dhe me radhë japin kredi me interesa dy fish më të larta. Përveç kësaj terrorizojnë qytetarët në telefon duke i kërcënuar se do ju marrin prona dhe do ju bllokojnë llogaritë. Në Kosovë “Iute Credit” u mbyll sepse u konfirmua që vidhte qytetarët, te ne jo vetëm që nuk ka masa, por BSH i inkurajon.
Sipas raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2022, në vendin tonë janë plot 38 kompani mikrofianciare. Këto kompani japin para me interesa stratosferike me vetëm një kartë identiteti dhe në fund shkatërrojnë familje. Skandali është se Banka e Shqipërisë vijon e jep licenca për këto piramida financiare.
“Mbështetur në aplikimet e paraqitura, BSH-ja pajisi me licencë 2 institucione të parasë elektronike dhe 1 subjekt financiar jobankë për ushtrimin e veprimtarisë si institucion financiar i mikrokredisë “LENDAL” sh.p.k. Në vitin 2022, BSH-ja refuzoi aplikimin për licencimin si institucion financiar të mikrokredisë të 1 subjekti. Gjithashtu, BSH-ja miratoi ushtrimin e veprimtarisë financiare shtesë të 1 subjekti financiar jobankë, FAB Invest (ish-OMNIFACTOR), dhe 1 institucioni të parasë elektronike, RPAY. Në fund të vitit 2022, ushtronin veprimtaritë financiare 38 subjekte financiare jobanka, institucione financiare të mikrokredisë dhe institucione të parasë elektronike”, shprehet BSH.
Skandali tjetër është se këto kompani lulëzojnë dhe kjo i intereson Bankës së Shqipërisë. Duke qenë se qytetarët paguajnë dyfish në fund të shkeljes së kredisë, këto piramida financiare dalin me fitme kolosale.
“Ekzaminimet evidentojnë se aktiviteti i këtyre subjekteve (kryesisht aktiviteti kreditues) gjeneron të ardhura të qëndrueshme që kanë mbështetur kapitalin në vazhdimësi. Në përgjithësi, kuadri i brendshëm organizativ dhe rregullativ përputhet me madhësinë dhe kompleksitetin e subjekteve përkatëse, por gjithnjë ka vend për përmirësime, në përputhje me praktikat më të mira, si dhe me administrimin dinamik të rreziqeve gjatë zgjerimit të aktivitetit. Sa i përket transparencës dhe parandalimit të pastrimit të parave, në përgjithësi evidentohet përputhshmëri e mirë me kërkesat ligjore dhe rregullative. Në rastet e evidentimit të mangësive, në përgjithësi subjektet shfaqin reagim konkret për adresimin e tyre”, thuhet në njoftim.
Pra duket qartë se Banka e Shqipërisë i inkurajon këto subjekte, ndonëse ato janë kioska që rrjepin qytetarët pak e nga pak. /Pamfleti
Lini një Përgjigje