TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 9 Dhjetor 2025, 10:41

Greqia i kufizon Shengen-in ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu dhe nuk i njeh Pasaportën e Shërbimit Shtetëror Shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Greqia i kufizon Shengen-in ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu dhe nuk i
Ministri Pirro vengu /

Ministri i Mbrojtjes ka status të kufizuar Shengen dhe trajtohet si vizitor i thjeshtë në Greqi, sepse ka shmangur shërbimin ushtarak; ndërkohë Turqia i mohon aksesin në të dhëna sensitive...

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, është nën dy masa kufizuese nga dy shtete aleate të Shqipërisë. Turqia i ka bllokuar informacionet ushtarake të klasifikuara, duke ngritur dyshime për betimin e tij si shtetas grek. Shteti grek, nga ana tjetër, i ka kufizuar qëndrimin Shengen nga tre muaj në një muaj dhe nuk i njeh pasaportën e shërbimit shtetëror, sepse ai ka shmangur thirrjen ligjore për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Prej dymbëdhjetë vitesh ai nuk ka hyrë në Greqi nga frika e arrestimit si ushtar i paprezantuar. Edhe gjatë tetëmbëdhjetë muajve të detyrës si ministër, Vengu ka refuzuar katër ftesa zyrtare për aktivitete të NATO-s dhe bashkëpunimit Shqipëri–Greqi. Emërimi i tij nga Edi Rama ka prodhuar dy skandale paralele: një ministër i Mbrojtjes që nuk gëzon besim te partnerët strategjikë dhe që nuk mund të kryejë normalisht funksionet e tij në aleancën euroatlantike.

Pas Turqisë, e cila i ka kufizuar Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, informacionet ushtarake për shkak të dyshimeve se ai është betuar si shtetas grek, edhe vetë shteti grek ka vendosur dy masa kufizuese ndaj tij, sepse nuk ka zbatuar detyrimin ligjor për të kryer shërbimin ushtarak në Greqi.

Në vetëdeklarimin e ministrit Vengu, në kuadër të ligjit për figurën, integritetin dhe dekriminalizimin, rezulton se shteti grek i ka kufizuar kohën e lëvizjes dhe qëndrimin Shengen në Greqi nga tre muaj në një muaj. Ministrit Vengu i është vendosur masa ndëshkuese Shengen për shkak se nuk është paraqitur për shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Greqi.

Sipas ligjit grek, kufizimi i qëndrimit në vetëm një muaj do të jetë në fuqi deri në moshën 45-vjeçare, që është afati ligjor i detyrimit për shërbimin ushtarak. Vengu është 39 vjeç, ndaj edhe për gjashtë vite të tjera do të mbetet nën këtë masë kufizuese.

Greqia i kufizon Shengen-in ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu dhe nuk i

Në vetëdeklarimin e tij, ai thotë:
“Për arsye të moskryerjes së shërbimit ushtarak në Greqi, me ligjin e këtij shteti më është kufizuar qëndrimi Shengen në territorin grek nga tre muaj në tridhjetë ditë.”

Por shteti grek, përveç kufizimit të qëndrimit, i ka përfshirë edhe masën e mosnjohjes së pasaportës së shërbimit shtetëror shqiptar. Në hyrje në Greqi ai trajtohet si vizitor i thjeshtë nga vendet jashtë BE, pa status qeveritar.

Prej dymbëdhjetë vitesh, ministri Vengu nuk ka shkelur në territorin grek dhe nuk do të shkojë deri në moshën 45 vjeç nga frika se do ta marrin ushtar me forcë sipas ligjeve greke. Për këtë arsye nuk ka marrë pjesë as gjatë tetëmbëdhjetë muajve të ushtrimit të detyrës si Ministër i Mbrojtjes, megjithëse ka patur katër ftesa zyrtare të detyrueshme në kuadër të bashkëpunimit ushtarak Shqipëri–Greqi dhe të aleancës së NATO-s.

Thirrja e parë për të kryer shërbimin ushtarak në Greqi i ka ardhur në shtator 2015, kur ai ishte drejtor kabineti i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, por nuk u paraqit. Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli nuk kreu veprimet e kërkuara nga marrëveshja dypalëshe për rastet kur shtetas me shtetësi të dyfishtë thirren për shërbimin ushtarak në vendin tjetër.

Pas këtij skandali, Edi Rama e emëroi Pirro Vengun Drejtor të Antikorrupsionit në Kryeministri, më pas Drejtor të Autoritetit Portual Durrës dhe në korrik 2024 e emëroi Ministër të Mbrojtjes.

Me këtë emërim, kryeministri Edi Rama ka prodhuar dy skandale të rënda:

Turqia i ka kufizuar Vengut informacionet ushtarake sensitive, me argumentin se ai është betuar si shtetas grek dhe nuk garanton sigurinë e informacionit.
Greqia i ka kufizuar qëndrimin Shengen, nuk i njeh pasaportën e shërbimit shtetëror dhe nuk e trajton si ministër të një vendi aleat në NATO./Pamfleti

 

pirro vengu greqia

15 Komente

  1. T
    Tony

    Rrofte ushtria Shqiptare pa armatim qe do na mbroje me komandaret greke e serbe.

    1. T
      Tomor Buzi

      Ministër i mbrotjes..?! Ç'është ky njeri i dyshimtë për ministër i mbrojtjes..? Mos vall e rekomandoj Greqia në qeverin e shitur të Edvin Ramo...! Dhe tani na hedhin hi syve..? Ç'far po bëhet në kë vendë ku tradhëtia është ulur këmbëkryq..? S'është vetëm ky person pa integritet kombëtar.. Kemi shum të tillë që jan pjesë e kësaj qeverie të përlyer në llumëra të mëdha të politikës anti-Shqiptare.. Mjer o popull që ke mbetur këtu..

    2. A
      Alban

      Oo ne kemi mare fund,se per cfar na duhet ushtra ne pervecse kunder serbit e grekut,ky pall ve minister “te mbrjtjes”nje grek????

      1. A
        Avni

        Cfare eshte ky KM legen i merr te gjithe ministrat me probleme!

        1. S
          Shqiptari

          Ligji grek per sherbimin udhtarak i jep te drejt shtyrje pa afat.Ne rast se ka mbi 10 vjet qe banon jasht greqis.Keshtu vepra dhe un dhe tashi kam te drejt te vizitoje greqin cdi vit .KETE INFO SJA KAN THEN MINISTRIT?

          1. D
            Diego MARADONA

            Ai duhet te deklarohet si qytetar grek ne kurbet, sepse ashtu quhet, per 7 vite me radhe, ne ambasaden greke te vendit ku qendron. Deklarohet adresa dhe asgje tjeter, dhe deri ne moshen 45 vjecare ka te drejte te qendroj ne Greqi 3 muaj. Cdo vit 3 muaj. Por ai ka 10 vite qe nuk ka dhene shenj jete, prandaj ekan ndaluar, ose sanksione. Ai quhet nga dega ushtarake greke, ( Katikos eksoterikou ). Qe do te thote banor i jashtem grek, dmth ne kurbet. Ja u shpjegova sepse jam mare me kete problem per shume futbollista shqiptar qe kan pashaporta greke, dhe vijne te luajne ne Shqipri ????????. Dhe hasin te njejten problem. Shtyrje dega ushtarake greke ???????? jep vetem 2 here. Pastaj je i detyruar te paraqitesh ne repartin ku te caktojne. Kaq.

          2. T
            Tarasi

            E bëri ministër për shërbimin që fali portin e Durrësit mafjeas nën emrin e alibar

            1. O
              O shoku Rame

              E qelbe

              1. T
                Tao

                Nuk e di me cfar llogjike vepron ky kastraveci jon qe ve minister me shtetesi greke plus eshte problematik per maredhenien ndershteterore dhe Natos.

                1. F
                  Fiks

                  Je burrë i mënçëm ti Safa kërkon të hashë nga të dy krahët Edhe me pashaportë greke dhe ministër dhe nuk do të bësh shërbimin ushtarak në Greqi

                  1. B
                    Bashkim shehu

                    Greku është racist.

                    1. N
                      Noci

                      Dhe ju duket vendim i drejte i shtetit mizerabël grek,se ai nuk ka vajtur te beje ushtrime per Greqinë meme.Askund ne bote nuk ndodh kjo vetem ne Greqi,kur me nje minister qe eshte nënshtetas shqiptar,por duket ka dy nenshtetesi.Pastaj dalin Turqit e mençur se ju duket si spiun grek.Neser po te behet lufte këto shtete me pare te sulmojnë se bashkepunim me ta

                      1. D
                        Dengu me lesh

                        Kjo quhet loje me interesat e Shwiperise, te ushtruse dhe popullit shqiptar. Dhe kjo loje eshte bere per tu sherbyer interesave private te politikaneve tane te larte. Poor nuk ka ndonje prokuror me bole qe te fillonte ceshtjen penale ne ngarkim te Piro Dengut dhe eproreve te tij. Prandaj Shqiperia do vazhdoje te hiqet zvarre! Mire e ka Trampi per ca gjera, si per Ballkanin dhe Politikanet europiane qe luftojne qe ne krye te shtetit shqiptar te qendrojne gangsteret politike.

                        1. S
                          Shqipëria etnike

                          Sali Berisha dhe Edi Rama janë ndër tradhëtarët më të mëdhenjë që ka pasur kombi shqiptarë ndonjëherë.e shkatërruan kombin dhe e shiten shtetin,këta gjakëpirës kurrë drit mos pafshin.!!!

                          1. H
                            HAJRO LIMAJ

                            KEMI PROBLEME MADHORE TE CILAT DO TI DESHIFROJE KOHA. VETEM NJE LIGJ ESHTE APSOLUT.ASNJE VEND I BOTES NUK EMRON MINISTER MBROJTJE ME SHTETESI TE NJE SHTETIT KUFITAR QE KA LIGJIN E OUSHTIMI LUFTARAK KUNDER TIJ. EDHE QENDRIMI I SHTETIT TURK PER MOS KOMUNIKIMIN ME MINISTRIN E MBROJTJES SE SHQIPERISE PER INFORMACIONET E KLASIFIKUARA ESHTE I DREJTE. JANE LIGJESHMERI TE SIGURISE TE CILAT UNE SI ISH ATASHEU I PARE USHTARAK NE TURQI I NJOF SHUME MIRE. EDHE EMRIMI I KRYETARES SE SHIK. UT NGA KOSOVA ESHTE ME PIKPYETJE TE MADHE.

                            Lini një Përgjigje