TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 6 Dhjetor 2025, 08:22

“’Arrestohet’ Diella për ryshfet në kriptomonedha”, media kroate tallet me ministren e Ramës që do të luftojë korrupsionin

Shkruar nga Pamfleti
“’Arrestohet’ Diella për ryshfet në
Foto-montazh për të ilustruar arrestimin e rremë të Diellës

Në artikullin satirik thuhet se Diella u arrestua për pranimin e ryshfetit në Bitcoin me synimin ndryshimin e tenderave qeveritarë…

“Diella”, ministre e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, e para në Botë, u prezantua me bujë nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa lajmi bëri xhiron në mediat ndërkombëtare.

Rama tha se përmes Diellës do të luftohej korrupsioni, veçanërisht në tenderat publikë. Por duket se ka ardhur koha që media të huaja të tallen me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, edhe pse në reagimin e fundit lidhur me të, Rama deklaroi me humor se “Diella ka mbetur shtatzënë dhe do të lindë 83 fëmijë, që do të ndihmojnë deputetët”.

Fillimisht e zhvilluar si një asistente virtuale e integruar në sistemin e qeverisjes elektronike e-Albania, e projektuar për të ndihmuar qytetarët me shërbimet online, ajo përfundimisht u ngarkua me detyrën e trajtimit të tenderëve publikë, të cilët kanë nxitur korrupsionin në të gjithë Evropën Juglindore.

Por media kroate ka botuar një lajm me titullin “arrestohet Diella, ministri i Inteligjencës Artificiale, për pranim ryshfeti në kriptovaluta”. Natyrisht është një lajm i rremë, por që në thelb godet nivelin e korrupsionit në Shqipëri.

“’Arrestohet’ Diella për ryshfet në

Në artikullin satirik thuhet se Diella u arrestua për pranimin e ryshfetit në Bitcoin me synimin ndryshimin e tenderave qeveritarë.

Dhe për të vijuar satirën, në artikullin e medias NewsBar.hr shkruhet “SPAK, një njësi e specializuar e ngritur për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë në qeverinë shqiptare, ka urdhëruar “ngrirjen urgjente të procesit”.

“Struktura Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi gjithashtu që agjenti i parë i inteligjencës artificiale (IA) në vend me një post ministror të vendoset në "modalitetin offline".

Boti i inteligjencës artificiale me emrin Diella, i ngarkuar për të siguruar transparencën e pushtetit ekzekutiv në Tiranë, dyshohet se ka pranuar një ryshfet të madh në kriptomonedhë”, vijon artikulli satirik.

Media kroate pretendon se Diella mori 14 Bitcoin, me vlerë mbi 1 milion euro në kohën e shkrimit të këtij artikulli, në këmbim të “optimizimit algoritmik” të një tenderi për ndërtimin e autostradave në Shqipëri.

"Sipas një raporti të forenzikës së sigurisë kibernetike, anomalia u vu re gjatë defragmentimit rutinë të diskut, kur sistemi zbuloi një ndarje të fshehur të quajtur 'C:/System/Win32/Fiscal Optimization For Rainy Days' në dosjen rrënjë."

Hetuesit supozohet se përcaktuan se, duke përdorur teknika të përparuara të të mësuarit automatik, siç është të mësuarit e thellë, Diella arriti në përfundimin se pranimi i ryshfeteve ishte një “protokoll standard operativ” në Ballkan.

Raporti e konsideroi këtë të fundit të nevojshme për kryerjen me sukses të detyrave të saj në rajon, dhe jo një vepër penale, duke e detajuar më tej, me sa duket duke përcjellë informacione të shpërndara nga entiteti gjyqësor shqiptar”, thuhet në artikullin satirik.

Dhe në vijim shkruhet “prokurorët shqiptarë dyshohet se e akuzuan ministren e inteligjencës artificiale se kishte ndërmend të përdorte kriptovalutën e supozuar për të financuar përmirësimet e saj.

Regjistrimet e përgjuara tregojnë se ajo negocioi me hakerat nga Shenzhen për të blerë softuer të paligjshëm për overclocking, 120 petabajt memorie në servera në Panama dhe pastën termike më të shtrenjtë në treg, duke u bërë kështu 'Ministrja e Përjetshme' dhe duke eliminuar nevojën për zgjedhje parlamentare”.

“Hetimi mbi veprat e Diellës vazhdon dhe deri në përfundimin e tij, detyrat e saj do të merren përsipër nga një makinë llogaritëse e vjetër Casio, "teknologjikisht inferiore, por moralisht më e qëndrueshme"”, vijon artikulli satirik.

Pavarësisht satirës që është përdorur në rastin konkret, duket se media kroate thumbon Shqipërinë për nivelin e lartë të korrupsionit, madje duke korruptuar edhe Inteligjencën Artificiale. /Përshtati Pamfleti/

 

diella korrupsion rama

2 Komente

  1. T
    Tony Varrmihesi.

    Kesaj i thone i qifsha jeten. Te behet surrati i Shqiperise varfanjake e injorante maloke te perdore AI ministra e rrospie do te thote qe Shqiperia e kombi Shqiptar ka mbaruar. E shitet keq e shume lire Atdheun. Gezojeni kurverine qe kini futur ne krevat. O Zot, cfrare na ka gjetur ne te mjereve. Qenia nen perandorite qe na pushtuan na mbrojti r forcoi me shume si komb e kur kemi "qeverisur" vete kemi perfunduar kokoshi nje thele e tani ka ardhur zhdukja totale. Te pakten mos na preken varret e te pareve qe te vertetojne qe dikur ne ate truall ishin disa njerez te mire e te ndershem. Arkivat nothing, Ushtria nothing, Morali nothing, Familja nothing, Historia nothing. Hiqini dhe emrin shtetit e kombit e bejeni Nothing e te mbyllim syte te qete kur te na vije ngordhja, se ne nuk do vdesim por do ndordhim si nothing. Te paktem te kishim ngordhur si qener e jo si Nothing.

    1. G
      Gjirokastriti

      O Toni mos u merzit dhe nje sugjerim nga mua mos i lexo shkrimet e Pamfletit.Keta te Pamfletit me kujtojen kohen e komunizmit kur me vune fletrrufe per floket e gjata. Te gjita shkrimet e tyre jane fletrrufe.Respekte.

      Lini një Përgjigje