TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia28 Gusht 2024, 11:35

Firmat e Mirela Kumbaros kanë dalë te mbetjet dhe në 23 afera të rënda, pse bën diferencime SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Firmat e Mirela Kumbaros kanë dalë te mbetjet dhe në 23 afera

Emri i doli në dosjen hetimore të arrestimit të ish-ministrit Ilir Beqja, ku rezultoi se bashkë me të ka vjedhur 462 milionë lekë, duke sajuar të njëjtin tender paralel fiktiv...

Në kontrabandën e mbetjeve metalike toksike, që kompania turke “Kurum” në bashkëpunim me kompaninë “Sokolaj Sh.p.k” eksportoi në Kinë e Tajlandë, doli e përfshirë Ministrja e Turizëm- Mjedisit, Mirela Kumbaro me licencën e paligjshme mjedisore që i dha.

Prokurorisë së Durrësit, që ka nisur hetimin për skandal-krimin e kontrabandës së mbetjeve të “Kurum”, po i japim dhe një provë tjetër falsifikimi, që ka bërë ministrja Mirela Kumbaro për të favorizuar kontrabandën e mbetjeve dhe për të fshehur gjurmët e lejes që dha.

Në regjistrin e licencave mjedisore të kategorisë “III.2.B” që janë dhënë gjatë vitit 2022, mungon vetëm dosja me aplikimin, studimin teknik-mjedisor dhe licencën që i është dhënë kompanisë “Sokolaj Sh.p.k” për eksport-import mbetjesh të rrezikshme.

Prokuroria ka tagër e detyrim, të zbulojë nëse Mirela Kumbaro e ka dhënë ilegalisht dhe nuk e ka regjistruar lejen; ose e ka hequr pas plasjes së skandalit të mbetjeve, apo pasi u publikua leja.

Prova fiktiviteti në lejen që ka firmosur Mirela Kumbaro, është mungesa e afatit kohor të aktivitetit import-eksport, dhe marrja e kompetencave të Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Skandali i mbetjeve, përforcon bindjen, se ministrja Mirela Kumbaro, është “kumbara” e shumë aferave gjatë periudhës shtator 2013- dhjetor 2018 kur ishte Ministre e Kulturës dhe prej shtatorit 2021 që është Ministre e Turizëm-Mjedisit.

Emri “Mirela Kumbaro”, ka dalë në 23 afera të rënda shkatërruese për kulturën, mjedisin e turizmin, por dhe me dëme financiare e pasurore afro 2 miliardë Euro sipas KLSH-ës e Auditeve të Ministrisë së Financave, shkaktuar me vendimet dhe urdhërat e saj në pazaret që ka bërë.

Psh., emri i saj doli në dosjen hetimore të arrestimit të ish-ministrit Ilir Beqja, ku rezultoi se bashkë me të, ka vjedhur 462 milionë lekë, duke sajuar të njëjtin tender paralel fiktiv si Ilir Beqja, për akomodim të delegacioneve të BE, por SPAK nuk e futi në dosjen hetimore.

Emri i saj, doli në copëtimin e 50 hektarë park në zonën e Butrintit, dhënë për resort me pallate, vila e hotele, por dhe dhënien e qëndrës së Butrintit, kompanisë së sallameri “Hako”, ku ka ndërtuar hotel, restorant, qebaptore e parking, por SPAK nuk e ka marrë nën hetim Kumbaron.

Emri i Mirela Kumabaros, doli te afera e 13 kalave, të cilat i dha për qebaptore, hotele e resorte, me ndërhyrje ndërtimore shkatërruese, siç është leja për resortin në Kalanë e Lëkurësit-Sarandë, ri-përsëritur lejen Vangjel Tavos e tashmë leje mjedisore dhënë trafikantit Andrea Caushi.

Por dhe leja për hotel “Fantasy” në majë të Kalasë së Gjirokastrës, ndërtuar nga trafikanti Sokol Ferurni, prej 11 vitesh Drejtor Spitali, Drejtor i OSHEE e Drejtor i Transportit në Gjirokastër; hotel për të cilin, SHISH ka informuar se Mirela Kumbaroi ka 60% të pronësisë.

Emri i ministres Mirela Kumbaro, doli në vjedhjen e 138 veprave të artit, kulturës e historisë së viteve 1500-1900, që sipas KLSH-së, janë nxjerrë nga Qendra e Trashëgimisë, Muzeu Kombëtar dhe Galeria e Arteve në vitet 2015-2017 me urdhër të Mirela Kumbaros kur ishte ministre Kulture, për gjoja restaurime e ekspozita brenda e jashtë Shqipërisë, por nuk u rikthyen.

Emri i Kumbaros ka dalë në 23 afera të rënda, pa përmendur firmosje për rrafshime kishash të para viteve 1800, për ndërtime në zona të mbrojtura e arkeologjike, në territore kishash 300-500-vjeçare e zona historike, të vërtetuara me vendime të firmosura prej saj, në shkelje të ligjit.

Por, as prokuroria deri në janar 2019 e as SPAK gjatë 5 viteve e deri tani, nuk e kanë thirrur asnjëherë ministren Mirela Kumbaro, madje as për vjedhjen me Ilir Beqjen dhe as për licencën e trafikimit të mbetjeve të rrezikshme të “Kurum”./Pamfleti

firma mirela kumbaro mbetj 23 afera diferencime spak

Lini një Përgjigje