Dokumenti zyrtar i Agjencisë së Prokurimit Publik konfirmon se Bashkia Fier ia dha sërish kompanisë “A G A -1 SHPK” tenderin për furnizimin me karburant. Procedura u nda në dy lote, por në të dyja fitues doli i njëjti operator...
Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, prej 11 vitesh në detyrë e ka kthyer tenderin për blerje karburanti në monopol, duke ia dhënë çdo vit kompanisë “AGA-1” sh.p.k të Renato Salit, i njohur ndryshe edhe si Renato Çami i Fierit, me disa dosje penale për trafik droge dhe porositje e financim vrasjesh.
Fakti që aktualisht, Renato Çami është i proceduar penalisht nga SPAK për të tilla krime; nuk e ka ndaluar kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, ta pranojë në tenderin e blerjes së karburanteve edhe për vitin 2026 e ta shpallë fitues me 98% të fondit limit.
Sipas njoftimit në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 30 mars 2026, kompania “AGA-1” sh.p.k, ka marrë nga Bashkia e Fierit, tenderin me vlerë rreth 1.3 milionë Euro, për furnizimin me karburant të administratës së bashkisë dhe ndërrmarrjeve të shërbimeve në vartësi të saj.

Ndryshe nga 10 vitet e mëparshme, që tenderi i jepej pa garë, Armando Subashi dhe Renato Çami, kanë përdorur si garues fiktiv kompaninë “Olsi” sh.p.k në pronësi grupit “Bol Oil”, me ofertë 1% më të lartë se kompania “AGA-1” sh.p.k.
Tenderi është ndarë në dy lote, por për këtë vit, vlera e fondit limit është rritur më 15%, megjithëse tenderi u shpall dhe u zhvillua 1 muaj para nisjes së luftës në Iran.
Në të njëjtën ditë, kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi që është nën hetim nga SPAK, i ka dhënë kompanisë “Aga 1” të trafikantit Renato Çami, tender 120 milionë lekë për karburante, por të dy kryebashkiakët, prej 11 vitesh i blejnë karburantet vetëm prej tij me tender monopol.
Renato Sali- Çami, i skeduar si një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Fier, është në hetim nga SPAK me tre dosje voluminoze Nr.75/1, 2 e 3, por prcedimi i tij, nuk i ndalon kryebashkiakët e Fierit dhe Roskovecit, t’i japin miliarda lekë fonde, megjithëse i ndalon ligji për Prokurimet Publike dhe ligji Anti-mafia.
Gjatë 11 viteve në krye të Bashkisë Fier, Armando Subashi, i ka dhënë kompanisë së Renato Salit-Çamit, rreth 22 milionë Euro tenderë, 11 leje ndërtimi dhe i ka dhuruar e shitur me vlera qesharake disa troje, toka, plazhe në Seman e zona të pyllëzuara të preferuara./Pamfleti
Jo vetem bashkia Fier dhe Roskovec, por edhe ajo e Patosit dhe cdo institucion publik 1 fitues tenderi kane ????