Pas vitesh të tëra zvarritje, Prokuroria e Tiranës më në fund ka mbyllur hetimet për platformën piraterike TIBO dhe kreun e saj, Adnan Mahmutaj...
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq Adnan Mahmutajn e TIBO. Edhe pse prokurorisë ju deshën disa vite të mbyllte hetimet, dosja ka shkuar në gjykatë ndaj 6 personave, të akuzuar për mashtrim me vlerë 2.2 mln euro. Por duhet theksuar se kjo është vetëm maja e ajsbergut për Mahmutajn, pasi ai rezulton i përfshirë në skema fajdesh me disa grupe kriminale.
Sa i takon rastit në fjalë, ka qenë Mirlinda Heidorn, e cila ka kallëzuar Adnan Mahmutajn, i cili ka 32% të aksioneve në Tibo shpk.
Sipas dosjes, Mahmutaj i ka thënë kallëzueses Mirlinda Heidorn se i duhet një shumë prej 2.2 milionë eurosh për vijimin e kontratës që kishte me shtetin italian, shumë të cilën kallëzuesja e ka kredituar. Përfitues i drejtpërdrejtë i shumës 2.2 milionë euro është “Megaware Shpk” dhe garantorë janë “TIBO Comunication shpk” dhe “TIBO Al” shpk, duke parashikuar në kontratë një komision mujor prej 25.000 euro.
Kallëzuesja shpjegon se është takuar me shtetasin M.Z., aksioner në kompanitë e lidhura, i cili e ka siguruar se nuk do t’i marrë paratë e kredituara, pasi TIBO është në pamundësi. Ajo nuk ka mundur t’i marrë paratë, edhe pse kontrata parashikonte një afat 12-mujor.
Pasi ka marrë paratë, Adnan Mahmutaj ka tjetërsuar kuotat e kompanive garantore. Më pas, nëpërmjet veprimeve të tij, duke i ri-blerë kuotat e dhuruara më parë, ka rënduar pozitën financiare të TIBO Comunication.
Sipas Prokurorisë, nga analiza e transaksioneve financiare ka rezultuar se kompanitë e përfshira kishin mundësi për të shlyer detyrimin, por nuk e kanë bërë, ndërsa janë evidentuar edhe lëvizje të dyshimta parash, përfshirë transferta të pajustifikuara dhe qarkullim të shumave në cash për të fshehur origjinën e tyre.
Po ashtu, ekspertiza kontabël ka zbuluar se disa prej shoqërive nuk kanë deklaruar të ardhurat reale dhe kanë shmangur detyrimet tatimore, duke konsumuar edhe veprat penale të fshehjes së të ardhurave dhe evazionit fiskal.
Sipas organit të akuzës, të pandehurit kanë vepruar në bashkëpunim dhe me dijeni të plotë për natyrën e paligjshme të veprimeve, ndërsa çështja tashmë i kalon për shqyrtim gjykatës.
Por skandali është se kjo platformë ka përfituar fonde nga shteti shqiptar. “Pamfleti” ka denoncuar se si janë përlarë miliona me ndihmën e Fidel Yllit.
Bëhet fjalë për tenderin e shpallur më 27 tetor 2022, me fond 482 milionë lekë me TVSH, për shërbimin e filmimit, transmetimit “live” në rrjete e nëpër media, veprimtarive të ekipeve sportive të shkollave, ndërsa kontrata u publikua më 6 mars 2023 për të kaluar në heshtje.
Sipas njoftimit në Buletinin e Prokurimeve, në tender ka marrë pjesë vetëm firma “TIBO” e Adnan Mahmutajt, ndërsa xhambazi Fidel Ylli e ka zhvilluar tenderin, duke e shpallur fitues në vlerën 457 milionë lekë me TVSH, ndoshta duke regjistruar në dosje firma të tjera pjesëmarrëse. Tani i takon gjykatës të bëjë drejtësi.
Të pandehurit
1. Adnand Mahmuti ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;
2. Blerina Kapaj ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;
3. Blerina Kota ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;
4. Mirela Guri ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Fshehje e të ardhurave”;
5. M.Z., ka konsumuar veprat penle “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, dhe “Mopagimi i taksave dhe tatimeve”;
6. Saimir Gora ka konsumuar veprat penale “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;
7. “MAGOWARE” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”’;
8. “OVER SPORT” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;
9. “TIBO AL” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;
10. “TIBO Communications” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”; dhe
11. “TIBO” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. /Pamfleti
Ky qeka sikur ke bashku Çirakun, Yllin dhe Ahmetajn
Ju te pamfletit e prapaskenës shumë po ju vjen keq per "biznesmenen" Mirlinda. Qenka mashtruar Mirlinda?! Hahaha! Po ku ka me hajdute e mashtruese se Mirlinda vajza e babait mashtruesit Fatmir Xhaferri. Prapaskena pse i ka fshire shkrimet qe ka bërë para nje viti për Mirlindën e Fatin apo e paguan gjobën?