TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 4 Shtator 2025, 13:36

Çfarë duhet të bëjë kreu i Financave Petrit Malaj, që të rikonfirmohet ministër me 11 Shtator

Shkruar nga Pamfleti

 Çfarë duhet të bëjë kreu i Financave Petrit Malaj,

Qëndrimi i Petrit Malajt në kabinetin e katërt të Ramës nuk varet nga financat publike, por nga gatishmëria për të firmosur 95 milionë euro pazare të reja...

Fati i ministrave në kabinetin e ri nuk varet nga vizioni apo aftësitë, por nga gatishmëria për të shërbyer në pazaret e reja të Edi Ramës.

Njëri prej tyre është Petrit Malaj, ministri i Financave, i cili ka në tavolinë katër marrëveshje që duhet t’i firmosë përpara 11 shtatorit, datë kur shpallet qeveria e re.

Burime konfidenciale brenda ministrisë thonë se Edi Rama i ka lënë Malajt detyrën të vulosë 95 milionë euro fonde të paplanifikuara në buxhetin e vitit 2025. Pa këtë firmë, Malaj nuk qëndron më në post.

Katër pazaret në tavolinë:

·         20 milionë euro për Rrugën e Arbrit; shtesë fiktive me justifikimin e zakonshëm “vështirësi gjeologjike”, në favor të “Gjoka Konstruksion”.

·         25 milionë euro për Qukës–Qafë Plloçë; një rrugë me kosto të rritur shtatë herë, që kërkon fonde shtesë pavarësisht premtimeve të dështuara për afatet.

·         40 milionë euro për ujësjellësat; projekt i Operatorit Kombëtar të Ujit, me shifra që tejkalojnë çdo planifikim buxhetor, mbi fondet tashmë të fryra dhe kreditë e huaja.

·         10 milionë euro për koncesionin e laboratorëve mjekësorë; shtesë për Janis Karathanosin, i cili që prej 2019 mban kontratë 130 milionë euro për 10 vite, duke kërkuar fonde të tjera për “heqjen e kufizimit të analizave”.

Qëndrimi i Malajt nuk varet nga financat publike, por nga gatishmëria për të pranuar ultimatumin e Bablokut: firmos ose lë vendin!/Pamfleti

petrit malaj ministër 11 shtator

Lini një Përgjigje