Pas pushimeve, vartësit e Kryeministrit fillojnë zbatimin e përshpejtuar të pazareve...
Më 1 shtator 2025, ditën e parë të punës pas kthimit në zyrë nga pushimet verore, Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhe dhe Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, kanë firmosur 2 shpallje ankandesh, për dhënie me qira të tokave shtetërore.
Do ta japë me qira te privati, për biznes në fushën e agro-biznesit, përcaktim që zbulon, se pazari është bërë paraprakisht, me atë klient që ka rënë dakort kryeministri, ndërsa Blendi Gonxhe, është zbatues i pazarit, duke firmosur shpalljen dhe zhvillimin formal të ankandit.
Tokat do të jepen me qira për 20 vite, por siç kemi parë në rastin e marrjes së objekteve e sipërfaqeve shtetërore nga trafikanti Gjergj Luca, pas 1 apo 2 vitesh, qeveria do ta shesë për “5 pare”.
Sipas ligjit për ankandet shtetërore, koha për dorëzimin e ofertave dhe zhvillimin e ankandit, duhet të jetë jo më pak se 45 ditë, ndërsa ministri Blendi Gonxhe, do ti zhvillojë ankandet brenda 9 ditësh.
Me të njëjtën skemë e synim pazari klientelist, Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, ka shpallur ankandin për dhënien me qira të 60 hektarë tokë në zonën “Heremec” te njësisë administrative Nivicë, pranë Kakomesë.

Qëllimi i dhënies me qira, të 600 mijë m2 sipërfaqe, është për ndërtim parku energjie me sistem fotovoltaik, me afat qiraje për 10 vite, dhe vlerë qiraje 17 lekë/m2 në vit, që është vlerë qesharake, por siç duket, është favor i urdhëruar nga Babloku, për klientin e paracaktuar.
Edhe për këtë rast, ligji për ankandet shtetërore, përcakton që koha për dorëzimin e ofertave dhe zhvillimin e ankandit, duhet të jetë jo më pak se 45 ditë, ndërsa krye-bashkiaku i Sarandës, Oltion Çaci, do ta bëjë brenda 7 ditësh, konkretisht në datën 8 shtator.
Grabitja e pronave shtetërore, përveçse nëpërmjet Komitetit të Investime Strategjike, nëpërmjet ministrive me kontratat “1 Euro”, nëpërmjet Korporatës së Investimeve bëhet edhe nëpërmjet bashkive.
Ndërsa tani, do t’i zhvasin edhe nëpërmjet shpikjes “Paketa e Maleve” me toka falas, të cilën, Rama ia ka besuar Blendi Gonxhes për të ndarë llokmat; madje me procedura të përshpejtuara./Pamfleti
Lini një Përgjigje