TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia29 Gusht 2025, 10:03

Ivanaj, Stojani dhe Ujka, rrjeti shqiptar që mashtron Britaninë dhe pastron paratë në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Një raport i ardhur nga Britania, ekskluzivisht për Pamfleti, ekspozon skemën “Trojan Trades” që rrëmben profilet e bizneseve në Google, mashtron qytetarët britanikë me punëtorë pa licencë dhe kanalizon miliona paund në kompani guaskë shqiptare, duke i shndërruar në kulla dhe financime politike në Tiranë...

Ivanaj, Stojani dhe Ujka, rrjeti shqiptar që mashtron Britaninë dhe

Një raport i hartuar në Londër dhe i dorëzuar në institucionet britanike dokumenton ekzistencën e një rrjeti të organizuar, i cili vepron përmes manipulimit të Google Business dhe kompanive guaskë për të gjeneruar miliona paundë çdo vit nga qytetarët britanikë. Dokumenti, i siguruar nga Pamfleti, lidh drejtpërdrejt individë shqiptarë si Çesk Ivanaj, Valentin Stojani dhe Ylli Ujka me këtë skemë, duke zbuluar bazat operacionale në Tiranë dhe kanalet e pastrimit të parave që lidhen me kompani si Ration 07, Radar Media Group dhe Xone.

Raporti e përshkruan funksionimin e rrjetit si një proces i standardizuar që nis me rrëmbimin e profileve të bizneseve legjitime britanike në Google. Profilet ndryshohen duke vendosur numra telefoni të kontrolluar nga call center-i në Tiranë, ndërsa rishikimet pozitive fabrikohet nga punonjës të angazhuar me VPN britanikë. Në këtë mënyrë, qytetarët britanikë që kërkojnë shërbime urgjente si hidraulikë, elektricistë apo çelësa të makinave, përfundojnë duke kontaktuar rrjetin shqiptar pa e kuptuar. Ata besojnë se po thërrasin një kompani vendase me reputacion, por në realitet lidhen me operatorë në Shqipëri që shpërndajnë punën tek punëtorë të paregjistruar, shpesh emigrantë pa dokumente, të cilët nuk kanë asnjë kualifikim teknik.

Rasti i parë i dokumentuar në raport ndodhi në Londër më 14 mars 2024, kur një klient kërkoi një çelësar për të hapur derën e banesës. Tekniku i rrjetit ndryshoi cilindrin me një model të lirë, por kërkoi pagesën prej 380 paundësh. Pagesa u bë me kartë dhe u gjurmua në një llogari të regjistruar në Shqipëri në emër të Xone Digital Services.

Në Birmingham, më 22 maj, një familje u mashtrua pasi pagoi 250 paund për një rondele rubineti. Fatura tregonte si kompani “1001 Solutions Ltd.”, ndërsa transaksioni u përpunua nga Radar Media Group. Në Manchester, më 3 korrik, një klient pagoi 410 paund për ndërrimin e një sigurese elektrike, dhe pagesa përfundoi në llogarinë e Alo Pronto Sh.p.k. të maskuar si “online technical support”. Në Leeds, më 18 gusht, një biznes i vogël pagoi 500 paund për një problem printeri të zgjidhur me një instalim softuerik, me fondet që u transferuan tek Radar Media Group dhe më pas u shpërndanë në llogari të tjera në Shqipëri.

Në të gjitha këto raste, viktimat raportuan mungesë transparence, refuzim për të dhënë fatura dhe në disa raste edhe kërcënime të drejtpërdrejta. Klientë që vendosën komente negative në Google u bombarduan me telefonata nga numra të ndryshëm, ku iu kërkua të hiqnin vlerësimet. Një grua raportoi se operatorët iu referuan babait të saj të ndjerë, duke treguar se kishin hulumtuar jetën e saj personale për ta intimiduar. Të tjera dëshmi tregojnë se punëtorët e dërguar në terren refuzonin të largoheshin nga banesat pa u paguar, duke e kthyer çdo shërbim në një akt shtrëngimi.

Ivanaj, Stojani dhe Ujka, rrjeti shqiptar që mashtron Britaninë dhe 

Ivanaj, Stojani dhe Ujka, rrjeti shqiptar që mashtron Britaninë dhe

Fluksi i parave është i dokumentuar me detaje. Pas mbledhjes së pagesës, gjysma mbetet në Mbretërinë e Bashkuar si shpërblim për punëtorin, ndërsa gjysma tjetër transferohet në Ration 07 Ltd. Kjo kompani ekziston në të dy versionet, në MB dhe në Shqipëri, dhe është regjistruar me të njëjtin drejtor. Nga Ration 07 UK paratë kalojnë në Ration 07 Albania dhe futen në sistemin financiar shqiptar si pagesa për shërbime digjitale. Raporti dokumenton se fondet përdoren për blerje pasurish në Tiranë, për investime në kompani si Radar Media Group dhe Xone, dhe për financimin e aktiviteteve politike. Ky është dimensioni më shqetësues i raportit: fakti se para të gjeneruara nga mashtrimi i qytetarëve britanikë kanalizohen në politikën shqiptare.

Struktura e komandës është e qartë. Çesk Ivanaj del si arkitekti i skemës, i përfshirë që nga themelimi i Alo Pronto në Shqipëri dhe Itali. Valentin Stojani shfaqet si menaxher financiar, i ngarkuar me llogaritë bankare dhe me sigurimin e kanaleve ndërkufitare. Ylli Ujka shërben si hallka që lidh terrenin me Shqipërinë, duke rekrutuar punëtorë, siguruar adresa për profilet në Google dhe transportuar para cash. Raporti tregon se një pjesë e fitimeve është investuar në ndërtime në Tiranë, ku prona të ndryshme janë përdorur si call center apo si pasuri të regjistruara në emra të tretë. Franceska Bitri shfaqet si përgjegjëse për dokumentacionin formal, për regjistrimin e kompanive guaskë dhe për administrimin e adresave të emailit e domain-eve që përdoren për të verifikuar profilet false.

Kompanitë guaskë të lidhura me këtë rrjet janë të shumta. Radar Media Group përdoret për reklamim dhe manipulim të profileve, Xone për shërbime digjitale të fabrikuara, 1001 Solutions për llogari bankare dhe pajisje, ndërsa Ration 07 është kanali financiar qendror. Alo Pronto, kompania e parë e regjistruar, ka shërbyer si platformë e hapjes së këtij aktiviteti, përpara se emri i saj të braktisej dhe rrjeti të vepronte në fshehtësi.

Pamfleti ka parë dokumente që tregojnë sesi Google është përdorur në mënyrë sistematike për të shkatërruar konkurrencën e bizneseve reale britanike. Profili i Kings Plumbing & Heating, një kompani e njohur në Maidenhead, u rrëmbye nga rrjeti, duke i humbur klientë të shumtë. Për të eliminuar rivalët, rrjeti përdor bot-e që dërgojnë kërkesa false, duke ua shteruar buxhetin e reklamave, dhe i bombardojnë me vlerësime një yll për t’ua ulur renditjen. Në disa raste, kompanitë rivale kanë humbur mijëra paund brenda pak ditësh vetëm nga këto sulme digjitale.

Ivanaj, Stojani dhe Ujka, rrjeti shqiptar që mashtron Britaninë dhe 

Ivanaj, Stojani dhe Ujka, rrjeti shqiptar që mashtron Britaninë dhe

Raporti nuk ndalet vetëm te financat dhe pastrimi i parave. Një pjesë e veçantë e tij tregon mekanizmin e rekrutimit që rrjeti përdor për të garantuar vazhdimësinë e mashtrimit. Në qendër shfaqet Nessar Khawaja, një shtetas afgan me bazë në Londër, i cili përdor TikTok dhe rrjete sociale për të tërhequr persona të papunë, emigrantë pa dokumente ose individë pa kualifikim. Ai u premton fitime të mëdha ditore, mbi 300 apo 400 paund në ditë, dhe i fut në një sistem ku punojnë si “partnerë” të rrjetit. Në videot e tij, të cituara në raport, ai u mëson të shfaqen të sjellshëm me klientët, të pranojnë gjithmonë kafe ose çaj në banesë, dhe më pas të përdorin këtë “afrim psikologjik” për të justifikuar çmime të fryra disa herë mbi normën.

Ivanaj, Stojani dhe Ujka, rrjeti shqiptar që mashtron Britaninë dhe 

Rekrutimi nuk ndalet me video motivuese. Raporti dokumenton edhe kurse të shkurtra 5-ditore për hidraulikë, të cilat reklamohen në TikTok me numra telefoni të lidhur drejtpërdrejt me call center-in shqiptar. Kursantëve u premtohet se do të marrin menjëherë punë pas përfundimit të kursit, dhe nëse nuk arrijnë të zgjidhin një problem teknik, u ofrohet “video call” me instruktorët për t’i udhëhequr gjatë ndërhyrjes. Në këtë mënyrë, individë pa asnjë kualifikim futen në shtëpitë e qytetarëve britanikë për të punuar me gaz, ujë, elektricitet apo pajisje kritike, duke krijuar një rrezik të madh për sigurinë publike.

Ivanaj, Stojani dhe Ujka, rrjeti shqiptar që mashtron Britaninë dhe

Raporti ka identifikuar individët kryesorë dhe kompanitë guaskë që e mbajnë rrjetin aktiv, duke dokumentuar lidhjet mes call center-it në Tiranë, rekrutuesve në Britani dhe kanaleve të pastrimit të parave. Çesk Ivanaj, Valentin Stojani, Ylli Ujka dhe bashkëpunëtorët e tyre shfaqen me role të qarta dhe të përcaktuara në strukturë, ndërsa përmes rekrutuesve si Nessar Khawaja rrjeti furnizohet vazhdimisht me punëtorë të papajisur me licenca, të cilët dërgohen në shtëpitë e qytetarëve britanikë.

Kjo është fotografia aktuale e dosjes, e dorëzuar në institucionet britanike dhe e siguruar nga Pamfleti. Por hetimi nuk mbyllet këtu. Pista të reja për kompanitë, llogaritë bankare të përdorura dhe lidhjet e mundshme me sektorë të tjerë në Shqipëri janë ende në proces verifikimi. Në vijim do të publikohen të dhëna të reja, të cilat pritet të zgjerojnë edhe më tej këtë dosje dhe të nxjerrin në dritë shkallën e plotë të rrjetit që ka ngritur bazën e tij në Tiranë dhe që tashmë vepron në disa shtete njëkohësisht. /Pamfleti

 

Çesk ivanaj valentin stojani dhe ylli ujka britani e madhe mashtrim online google

Lini një Përgjigje