TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia27 Gusht 2025, 10:01

Tjetër përplasje/ Pa u zgjedhur drejtuesi i ri i BKH, Dumani i kërkon Hajnajt të dorëzojë detyrën

Shkruar nga Pamfleti

Vonesa për zgjedhjen e kryetarit të ri të BKH, nuk ka shkaqe objektive, por është krijuar për shkak të kulisave brenda kupolës së SPAK, fijet e të cilës luhen nga qarqe të fuqishme jashtë tij...

Tjetër përplasje/ Pa u zgjedhur drejtuesi i ri i BKH, Dumani i
Altin Dumani dhe Aida Hajnaj /

Një informacion i ardhur në “Pamfleti”, bën me dije se ka nisur një përplasje tjetër mes Drejtuesit të SPAK, Altin Dumani dhe Drejtores së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.

Sipas Ligjit Nr. 95, datë 6 tetor 2016, Drejtores së BKH, Aida Hajnaj i përfundon mandati 5-vjeçar më 31 gusht 2025, ndërsa detyrën duhet t’ia dorëzojë drejtorit të ri brenda 1 jave, duke filluar nga data që ai do zgjidhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Por drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i ka kërkuar drejtores së BKH-së, Aida Hjanaj, të dorëzojë detyrën para mbarimit të mandatit, pa u zgjedhur akoma zëvendësuesi, madje i ka kërkuar të ndërpresë ushtrimin e funksioneve të saj.

Sipas Dumanit, drejtuesja e BKH duhet të ndërpresë bashkëpunimin me Policinë, SHISH, Prokurorinë e Përgjithshme, Anti-Trafikun, Anti-kontrabandën, Doganat, Tatimet, Bankat, Agjencinë e Parandalim-Pastrimit të Parave, FBI, Europol dhe agjencitë e shteteve partnere.

Kërkesa për largimin e Hajnajt pa u zgjedhur dretjori i ri, skandal për këto arsyse ligjore:

Së pari, nuk mund të kërkohet largimi i Drejtuesit të BKH-së, pa u zgjedhur drejtori i ri, të cilit i dorëzohet detyra pas mandatimit dhe sipas rregullave administrative.

Së dyti, deri ditën e qëndrimit në detyrë brenda mandatit, ose në vazhdim të detyrës, për shkak të mos zgjedhjes së drejtorit të ri, drejtori BKH, qëndron në detyrë dhe ushtron kompetencat.

Së treti, edhe nëse largimi i Drejtorit të BKH pa u zgjedhur drejtori i ri, do ishte konform ligjit, kjo nuk është kompetencë e Drejtuesit të SPAK, por e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Katër pyetje, për kulisat e përzgjedhjes së drejtorit të ri të BKH:

- Përse Altin Dumani, po kërkon të largojë drejtoren e BKH Aida Hajnaj, para mbarimit të mandatit dhe pa u zgjedhur drejtori i ri, dhe cilit do t’ia japë kompetencat e saj pa mandat?

- Çfarë e pengoi Altin Dumanin, të përzgjidhte kandidatin për Drejtor të BKH brenda afatit ligjor, kur garën e hapi qysh më 22 prill 2025 dhe duhej t’i kryente 7 fazat e përzgjedhjes paraprake, testimit dhe verifikimit të figurës së kandidatëve brenda datës 15 korrik 2025?

- A e ka vonuar përzgjedhjen drejtorit ri të BKH, përplasja e interesave mes Altin Dumanit dhe prokurorëve të tjerë brenda SPAK, për të marrë kontrollin e drejtimit të hetimit?

- A janë komanduar në këto interesa, nga klanet politike e klanet mafioze, për të pasur nën kontroll e përdorim BKH, nëpërmejt drejtorit të preferuar që duan të përzgjedhin?

Më 1 shtator, BKH nuk do ketë drejtor të ri zyrtar; nuk dihet kur do zgjidhet

Në shkelje të afatit ligjor, Drejtori i ri BKH nuk është zgjedhur akoma, sepse Altin Dumani dhe komisioni në vartësi të tij, nuk i ka dërguar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, emrin e kandidatit. Emri i kandidatit për drejtor të BKH, duhej dërguar për miratim brenda datës 31 korrik 2025, ndërsa KLP, duhej ta miratonte brenda datës 20 gusht, por nuk dihet kur do përzgjidhet.

Sipas infomacionit, drejtuesi i SPAK nuk ka dërguar akoma kërkesat për verifikimin e figurës, profesionalizmit, aktivitetit, integritetit e pasurive të kandaditëve që janë përzgjedhur.

Kjo vonesë nuk ka shkaqe objektive, por është krijuar për shkak të kulisave brenda kupolës së SPAK, fijet e të cilës luhen nga qarqe të fuqishme jashtë tij./Pamfleti

altin dumani aida hajnaj përplasja

Lini një Përgjigje