TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia31 Gusht 2025, 10:50

Pasi Italia solli dosjen e Dorjan Beut, Gjergj Luca dhe banda e drogës mbyllën aktivitetin e organizatës

Shkruar nga Pamfleti

Pasi Italia solli dosjen e Dorjan Beut, Gjergj Luca dhe banda e drogës

Nga “peshkatarë” në trafikantë: Si Gjergj Luca dhe banda e tij e kthyen portin e peshkimit në bazë për kokainën…

Organizata e maskuar si grup menaxhimi të anijeve të peshkimit, banda e Gjergj Lucës, Syrjan Tolës, Qemal, Dorian, Gernard dhe Emirjan Beut u krijua më 8 qershor 2020. Pas vetëm 8 muajsh kjo shoqëri u kalua në likuidim, ndërsa Porti i Peshkimit i financuar me 12 milionë euro nga Banka Islamike iu dha me PPP për 20 vite nga kryeministri Edi Rama, pikërisht këtyre trafikantëve.

Pasi Italia solli dosjen e Dorjan Beut, Gjergj Luca dhe banda e drogës

Dokumenti që publikon sot “Pamfleti” dëshmon skemën e Gjergj Lucës dhe bandës së tij të peshkatarëve trafikantë për të fshehur gjurmët e trafikimit të drogës nën maskën e “Organizatës së Menaxhimit të Portit të Peshkimit në Durrës (OMPD)”.

Kjo organizatë u krijua më 8 qershor 2020 në portin e ri të peshkimit, por sipas dosjes së drejtësisë italiane dhe SPAK, nëpërmjet anijeve të saj trafikoheshin sasi të mëdha droge drejt Milanos, Torinos, Bergamos e Breshias.

Aktiviteti i kësaj organizate zgjati vetëm 8 muaj, megjithëse me vendim qeverie nga kryeministri Edi Rama kishte marrë me PPP administrimin e portit për 20 vite. Katër ditë pasi në SPAK mbërriti dosja e ardhur nga drejtësia italiane, më 26 shkurt 2021, Gjergj Luca dhe ortakët e tij trafikantë mbyllën aktivitetin e OMPD dhe e kaluan në likuidim, duke vendosur si likuidues Olsi Simisjen.

Sipas dosjes, peshkatarët e grupit “Luca” ishin kapur duke transportuar 120 kg kokainë, 15 kg heroinë, 129 kg marijuanë dhe 92 kg hashash drejt Italisë, me anijet e kësaj organizate, përfshirë një anije të kompanisë “Rozafa Sh.p.k”. Pas hetimeve disavjeçare, më 20 tetor 2023, policia italiane arrestoi Qemal Beun dhe Syrjan Tolën, ndërsa Dorian Beu u arrestua më 25 gusht 2025 në malin e Tomorrit, pas katër vitesh në arrati nga drejtësia italiane dhe dy vitesh nga kërkimi i SPAK.

Këta, bashkë me Gjergj Lucën, përbëjnë një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës përmes anijeve të peshkimit. Luca rezulton gjithashtu ortak në dosje të tjera penale me emra të njohur si Pëllumb Gjoka, Roland Ziu, Jani Morava, Artur Gjini dhe Arjan Andoni.

Megjithëse “Organizata e Menaxhimit të Portit të Peshkimit në Durrës” është në likuidim prej 25 shkurtit 2021, porti prej më shumë se pesë vitesh vijon të administrohet nga e njëjta bandë. Ky port, i financuar nga Banka Islamike me 12 milionë euro, iu dha me PPP falas për 20 vite nga Edi Rama, duke u kthyer në bazë logjistike të bandës së trafikut.

Pas mbylljes ligjore të organizatës, porti duhej të ishte rikthyer në administrim shtetëror, por kjo nuk ka ndodhur. Me mbështetjen e “Bablokut”, Gjergj Luca vazhdon të kontrollojë portin dhe të përdorë anijet e tij për transportin e drogës në bashkëpunim me pjesën tjetër të grupit kriminal./Pamfleti

dorjan beu gjergj luca banda e drogës organizata

Lini një Përgjigje