TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 3 Shtator 2025, 10:28

Baterdi me pasuritë kombëtare/ Ardit Demiri i “Posta Shqiptare”, sërish tender 1.2 milionë Euro për makina me qira

Shkruar nga Pamfleti
Baterdi me pasuritë kombëtare/ Ardit Demiri i “Posta
Ardit Demiri i "Posta Shqiptare" /

Para 3 vitesh, Ardit Demiri u katapultua në krye të shoqërisë “Posta Shqiptare”, me kërkesë të bandave të Elbasanit; të cilat, prej 20 vitesh e kishin emëruar dhe e mbanin Drejtor Poste, Drejtor Konviktesh, Drejtor Punësimi, Prefekt, drejtor të strehimit, tenderëve, licencave, lejeve të ndërtimit dhe pasurive në Bashkinë e Elbasanit...

Mes 20 procedurave të prokurimit, që ka planifikuar për muajin shtator 2025, është dhe tenderi me objekt “Marrje automjete me qira për nevojat e shoqërisë “Posta Shqiptare”, me fond limit 1.2 milionë Euro me TVSH, të ndarë në 2 lote:

Loti i parë: Marrje automjet furgonçina me qira, me fond limit 985 mijë Euro me TVSH dhe afat përdorimi 4 vite.

Loti i dytë: Marrje autovetura tip “SUV” me qira, me fond limit 215 mijë Euro me TVSH dhe afat përdorimi 4 vite.

Tenderin e publikuar në Buletinin e Prokurimit Publik të datës 1 shtator 2025, Drejtori i Shoqërisë “Posta Shqiptare”, Ardit Demiri, ka vendosur ta zhvillojë më 26 shtator.

Baterdi me pasuritë kombëtare/ Ardit Demiri i “Posta

Ndërkohë që në muajin maj 2025, zhvilloi një tender për 50 automjete me qira, ndërsa te kompania “Mekrin Motors” e bashkëshortit të krye bashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako, bleu makina me vlerë totale 250 milionë lekë.

Fakti, që “Posta Shqiptare” ka 25 automjete me tepër se nevojat për shërbimet e saj, dhe do paguajë 1.2 milionë Euro për marrje atomjetesh me qira, është provë, se kemi të bëjmë me qokë financiare, për kompaninë që është paracaktuar.

Në këtë tender, Drejtori i “Posta Shqiptare”, Ardit Demiri, ka vetëm rolin e firmosësit, sepse ai që do t’i marrë këto miliona është paracaktuar.

Kujtojmë, se pas raportit e kallëzimit penal nga KLSH, për shefat e Bashkisë së Elbasanit dhe nisjes së hetimit nga policia kriminale e prokuroria në muajin tetor 2013, bandat e Elbasanit arritën ta shpëtonin nga burgu “ushtarin” e tyre Ardit Demiri.

Edhe në krye të shoqërisë “Posta Shqiptare”, Ardit Demiri, prej 3 vitesh po bën batërdinë me tenderë e nuk trembet nga denoncimet e hetimet, sepse ka mburojë të gjatin./Pamfleti

ardit demiri posta shqiptare baterdi me pasuritë kombëtare

Lini një Përgjigje