TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 9 Shkurt 2026, 09:59

Edi Rama, presion SPAK-ut, për të mos prekur ministrat Kumbaro e Vengu për lejimin e mbetjeve të rrezikshme

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama, presion SPAK-ut, për të mos prekur ministrat Kumbaro e Vengu
Pirro Vengu dhe Mirela Kumbaro /

Pas 33 urdhër-arresteve në Durrës, kryeministri del publikisht kundër prokurorisë dhe ushtron presion ndaj SPAK-ut, ndërsa dy ministra kyç mbeten ende jashtë hetimit penal...

Heshtja fillestare dhe më pas reagimi i ashpër i Edi Ramës ndaj arrestimeve për aferën e mbetjeve të rrezikshme të “Kurum” tregojnë shqetësimin e kryeministrit për fazën e radhës së hetimit. Ndërsa Prokuroria e Durrësit firmosi 33 urdhër-arreste për zyrtarë dhe biznesmenë, jashtë dosjes mbetën dy figura kyçe, ish-ministrja Mirela Kumbaro, që firmosi lejen mjedisore, dhe Pirro Vengu, që lejoi kalimin e kontenierëve si drejtor porti. Kalimi i çështjes në SPAK pritet të sjellë hetimin e tyre, çka shpjegon presionin publik të Ramës ndaj drejtësisë dhe përpjekjen për ta delegjitimuar procesin penal, në një moment kur hetimet po afrohen gjithnjë e më shumë drejt kupolës së qeverisë.

Kryeministri Edi Rama nuk reagoi publikisht, kur Prokuroria e Durrësit firmosi 33 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Doganës, Portit Detar të Durrësit dhe firmave “Kurum” dhe “Sokolaj”, me akuzën e bashkëpunimit për lejimin e eksportit të mbetjeve të rrezikshme.

Heshtja e Edi Ramës lidhet me këtë fakt: Prokuroria e Durrësit nuk procedoi penalisht Mirela Kumbaron, e cila firmosi lejen kur ishte ministre e Turizmit dhe Mjedisit, dhe ministrin Pirro Vengu, i cili lejoi kalimin e mbetjeve, kur ishte Drejtor i Portit Detar të Durrësit.

Në zbatim të Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria e Durrësit, për mungesë kompetence, pritet ta kalojë hetimin e çështjes në SPAK, ashtu siç u veprua me dosjen “Bankers”, pasi afera e mbetjeve është kryer në bashkëpunim si grup i organizuar dhe janë përfshirë qeveritarë dhe zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë.

Në podcastin e së dielës, Edi Rama i kushtoi një pjesë urdhër-arresteve të Prokurorisë së Durrësit për personat e përfshirë në aferën e mbetjeve të “Kurum”, duke ushtruar ndaj SPAK-ut një presion paraprak dhe të rafinuar, me synim që të mos preken Kumbaro dhe Vengu.

Për këto hetime dhe arrestime, Edi Rama deklaroi:

“Vendimi i prokurorit që firmosi këto urdhër-arreste ishte i padrejtë, sepse 30 e kusur fletë-arresti janë për një çështje që nuk përmbush asnjë kusht, zero, hiç, asnjë nga kushtet e domosdoshme të drejtësisë demokratike, që përcakton kriteret për arrestime.”

Siç duket, Edi Rama është informuar se çështja e kontenierëve me mbetjet e “Kurum” do të kalojë në SPAK, i cili pritet të marrë nën hetim ministren Mirela Kumbaro dhe ministrin Pirro Vengu, të mbështetur në dokumentet që kanë firmosur dhe në moskryerjen e detyrave, si pjesë e aferës.

Ky proces penal i pashmangshëm ka alarmuar Edi Ramën, jo sepse i dhimbsen dy të përdorurit Kumbaro dhe Vengu, por sepse, në këtë moment stresi dhe paniku, ku ai ndodhet për shkak të “rrethimit” nga SPAK gjithnjë e më pranë zyrës së tij, nuk mund të përballojë procedimin penal të dy ministrave të tjerë, veçanërisht të ministrit të Mbrojtjes.

Kujtojmë se Mirela Kumbaro, me Akt-Miratimi nr. 3732, datë 22 prill 2022, kur drejtonte Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, e pajisi kompaninë “Sokolaj” me Licencë Mjedisore, Kategoria “III.2.B”, për transportin dhe eksportimin e mbetjeve të rrezikshme të “Kurum”.

Ndërsa ministri Pirro Vengu, kur ishte Drejtor i Portit Detar të Durrësit, lejoi daljen e 102 kontenierëve me mbetje pa kontroll, në bashkëpunim me tre vartësit e tij: Andrea Shllaku, Aleks Marku dhe Anisa Hoxha, të cilët aktualisht i ka marrë në kabinetin e tij në Ministrinë e Mbrojtjes./Pamfleti

kumbaro vengu edi rama spak

6 Komente

  1. R
    Roku

    Jam dakord ti rrasin ne burg per shume gjera, por nuk mund te fusin ne burg drejtorin e burgut per kontrollin e konteinereve. Nuk eshte kompetence e tij por e policise se portit..Drejtori i Portit nuk mund te kontrolloje konteineret, nuk i lejohet!

    1. D
      Drog drog shum shum drog, sa drog

      Pse me presione do bëhet ky vend?!!

      1. L
        Liku Rr

        O Roms le nam, ne vend qe te distancohesh nga gjyqesori e te lesh dike tj te flasi per ty, se duket shume keq kur e ben kte, sepse 30 familje ngelen pa rroge kot fare se asnjeri nga ata nuk mund te lejonte me koken e vet tonelata mbetje toksike te kalonin pertej oqeanit!

        1. F
          Feti Dema

          Vendimet e Prokurorit i konteston Gjykata. Vendimin e Prokuroreve të Durrësit, Suela Beluli dhe Mediana Meta i konteston SPAK dhe BKH nëse kanë fshehur urdhërin e ministres Kumbaro. Dhe nëse nuk kanë marë Vendim për moskopedencë për hetimin e dy Ministrave të sotëm Kumbaro-Vengu. Edi Rama mer atribute që nuk i takojnë. Pse? Ne mund vetëm të hamendësojmë. Ndoshta është vetë i përfshirë. Unë, them se po.

          1. D
            Dauti

            Agjenti grek pirdho lengu do futur ne site te imet ku te tregoje per ke luan.?

            1. d
              doriani tirane

              speciet me te ndyra qe ka patur ky vend burgu eshte pak per keta

              Lini një Përgjigje