TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 7 Shkurt 2026, 11:16

“Medicamenta” e trafikantit Ilir Shehu, maska e milionave të Olta Xhaçkës me tenderë, kontrabandë e tregti ilaçesh

Shkruar nga Pamfleti
“Medicamenta” e trafikantit Ilir Shehu, maska e milionave të
Olta Xhaçka, Artan Gaçi dhe në rreth Ilir Shehu /

Ndërsa hetohet nga SPAK për grabitje pronash dhe koncesionesh, Olta Xhaçka vijon përfitimet përmes një rrjeti kompanish të lidhura me tregtinë e ilaçeve, tenderët publikë dhe skema të dyshimta doganore...

Pas marrjes nën hetim nga SPAK për grabitjen e tokës së resortit në Himarë dhe koncesionin e Portit Ushtarak të Limionit në Sarandë, deputetja Olta Xhaçka është tërhequr nga skena publike, por jo nga aktivitetet fitimprurëse. Përmes kompanive në ortakëri me bashkëshortin Artan Gaçi dhe partnerë të dënuar për kontrabandë ilaçesh, rrjeti Xhaçka–Gaçi ka përfituar miliona euro nga tenderët e shëndetësisë, barnat e rimbursueshme dhe qarkullimi i dyshimtë i ilaçeve. Të dhënat tregojnë mospërputhje të forta mes importeve dhe shitjeve, lidhje familjare në dogana dhe skema financiare që synojnë kalimin e kontrollit të kompanive. Rasti ngre dyshime serioze për korrupsion të organizuar, konflikt interesi dhe paprekshmëri politike, ndërkohë që hetimet penale mbeten të pjesshme.

Pas marrjes nën hetim nga SPAK për grabitjen e tokës së resortit në Himarë dhe koncesionit të Portit Ushtarak të Limionit në Sarandë, deputetja Olta Xhaçka po qëndron e heshtur në Parlament dhe larg mediave.

Por Olta Xhaçka mbetet aktive në përfitime nga tenderët, kontrabanda dhe tregtia e ilaçeve, përmes firmave në ortakëri me bashkëshortin e saj Artan Gaçi, të cilat gjatë pushtetit të PS-së janë favorizuar me miliona euro tenderë nga shëndetësia dhe me mosveprim nga Antikrimi dhe drejtësia.

Nën maskën e kompanisë “Medicamenta” sh.p.k., ish-ministrja Olta Xhaçka ka përfituar fonde të shumta nga importi i ilaçeve, tenderët, lejimi i kontrabandës që kryen kjo kompani dhe futja e barnave në listën e rimbursimit.

Kompania “Medicamenta” sh.p.k. është në pronësi të Ilir Shehut, person i dënuar për trafiqe në Itali dhe i proceduar penalisht në Shqipëri për kontrabandë dhe shitje ilaçesh të skaduara, të futura edhe në farmacitë e QSUT “Nënë Tereza”, në bashkëpunim me zyrtarë, mjekë dhe farmacistë.

“Medicamenta” e trafikantit Ilir Shehu, maska e milionave të

Pronari i kompanisë “Medicamenta” sh.p.k., Ilir Shehu, është ortak në masën 50% të aksioneve me Artan Gaçin, bashkëshortin e Olta Xhaçkës, në kompaninë e ilaçeve “UniPharma” sh.p.k., e krijuar prej tyre më 9 tetor 2017, vetëm tri javë pasi Olta Xhaçka u emërua Ministre e Mbrojtjes.

“Medicamenta” e trafikantit Ilir Shehu, maska e milionave të

Për tre muajt e parë pas krijimit, kompania e çiftit Xhaçka–Gaçi deklaroi 5.7 milionë lekë humbje, ndërsa në vitet 2018–2025 fitimet janë rritur nga 310 milionë lekë deri në 1 miliardë lekë çdo vit.

Zyrtarisht, kompania e ilaçeve “UniPharma” nuk rezulton të ketë marrë tenderë, por sasinë e ilaçeve që importon dhe kontrabandon rregullisht, çifti Xhaçka–Gaçi e maskon përmes shitjeve nëpërmjet tenderëve që merr kompania “Medicamenta” e ortakut Ilir Shehu.

Gjatë tetë viteve aktivitet, kompania “UniPharma” ka hedhur në treg sasi ilaçesh pesë herë më të mëdha se sa ka importuar, fakt që krijon dyshime të plota për kontrabandë të lejuar nga doganat, ku zëvendësdrejtoreshë është Monika Dushku (Pëllumbi), tezja e Olta Xhaçkës.

Ndërkohë, Andi Xhaçka, vëllai i Olta Xhaçkës, dhe vajza e tezes, Sindi Dushku, zotërojnë agjencitë e tyre doganore dhe konsulente doganore “Elite Brokers 2000”, “Star Spedition”, “Elite Finance & Consulting” dhe “Elite Management”.

Kompania “Medicamenta” dhe ortaku Ilir Shehu, që tregtojnë sasi ilaçesh të importuara edhe përmes kompanisë “UniPharma” në ortakëri me çiftin Xhaçka–Gaçi, gjatë 12 viteve pushtet të PS-së kanë marrë rreth 25 milionë euro tenderë, përveç milionave nga shitja e barnave me rimbursim.

Ndërkohë, kompania “Medicamenta” është në proces grabitjeje nga çifti Xhaçka–Gaçi, e sajuar përmes një skeme borxhi prej 1.5 milionë eurosh me fajde, që gjoja pronari Ilir Shehu u ka marrë atyre.

Mes palëve është vendosur një pazar pa kontratë noteriale, me këtë kusht: nëse huaja nuk shlyhet rregullisht, dhe sipas marrëveshjes Ilir Shehu nuk po e shlyen, aksionet e kompanisë “Medicamenta” do të kalojnë në pronësi të Artan Gaçit, bashkëshortit të Olta Xhaçkës./Pamfleti

 

olta xhaçka artan gaçi ilir shehu

Lini një Përgjigje