TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia26 Shkurt 2025, 17:43

A do jenë në listën e PD, djali i Fredi Belerit, Petros Beleri dhe Petros Gjikuria i grupit “Ringallja e Vorio Epirit”?

Shkruar nga Pamfleti

A do jenë në listën e PD, djali i Fredi Belerit, Petros Beleri

Greqizimi i PD-së, nëpëmjet kanaleve të qarqeve anti-shqiptare për të ri-kthyer Sali Berishën në pushtet; dhe me shpresën se “Federata Pan-Epirote” e Nikolas Geixh në SHBA, do lobojë për t’i hequr damkën “non grata” kundrejt greqizimit të jugut të Shqipërisë dhe premtimit se do t’i dhurojë hapësirës detare...

Takimi i Sali Berishës në Athinë, u servir si takim me diasporën, ku ai nuk foli për hallet e shqiptarëve atje, por sulmoi drejtësinë, pse dënoi ish-ministrin Spiro Ksera për korrupsion e Fredi Belerin për krim zgjedhor, dhe premtoi se do rikthejë dhe realizojë pazaret me grekët.

Ky qëndrim, nuk është lajthitje e Sali Berishës, por skemë e tij për greqizimin e PD, nëpëmjet kanaleve të qarqeve anti-shqiptare për ta ri-kthyer në pushtet, duke u betuar, se pushtetin do ta ri-fillojë me pazarin e dhurimit të hapësirës detare.

Në këtë linjë është bashkimi me partinë greke PBDNJ të Vangjel Dules dhe lobin greko-amerikan të Virio-Epirit, që zhvillojnë hapur propogandë, veprimtari e akte anti-shqiptare edhe brenda territorit të Shqipërisë.

Këtë linjë greqizimi të PD, po e konfirmojnë dhe informacionet, që kanë filluar të dalin nga kupola e selisë blu, se në listat e mbyllura të kësaj partie, do futet djali i Fredi Belerit, i quajtur Petros Beleri, Zv/kryetar i organizatës “Lëvizja Ringjallja e Vorio Epirit” me qendër në Athinë dhe degë në Sarandë, Dropull e Himarë.

Thuhet, se në listën e mbyllur për deputetë të PD, do futet dhe Petros Gjikuria, anëtar kryesie i “Federatës Pan-Epirote” me qendër në SHBA, të cilin PD, PBDNJ, Agimi i Artë, Mavi, Mega dhe PL e kandiduan për kryetar bashkie në Himarë.

Këtë lidhje me federatën “Pan-Epirote”, Sali Berisha e ka vendosur që më 3 dhjeter 2002 kur bëri takimin në PD me Nikolas Geixh.

Ndërsa bashkimin me ta, Sali Berisha po e bën me shpresën se lobi anti-shqiptar grek në SHBA, do ndikojë për t’i hequr damkën “non grata” dhe pa ta rikthyer në pushtet, duke i premtuar plotësimin e çdo kërkese “Federatës Greke Pan-Epirote”, mes tyre autonominë e zonës së Dropullit, njohjen e Himarës si me shumicë greke, dhurimin e hapësirës detare etj.

Prandaj është lidhur ngushtë me PBDNJ-në duke bërë deputet Vangjel Dulen dhe duke kandiduar Fredi Belerin e Petros Gjikurinë për kryetar bashkie në Himarë; ndërsa tani, sipas infirmancioeve, do bëjë deputet djalin e Fredi Belerit, Petros Belerin dhe Petros Gjikurinë.

Në disa deklarata dhënë për mediat greke, Vangjel Dule, deklaroi se në vend të Fredi Belerit që u dënua burg për krim zgjedhor, PD do kandidonte Petros Belerin, por siç duket e ka lënë për ta bërë deputet nëpërmjet listës së mbyllur.

A do jenë në listën e PD, djali i Fredi Belerit, Petros Beleri

Ishin dy Petrot, Vangjel Dule dhe grupet “Mavi”, “Agimi i Artë”, Mega e organizata “Omonia”, që organizuan takimin e Sali Berishës në Athinë; mes tyre himarioti Mond Kolila, Kryetar i Lëvizjes “Ringjallja e Vorio Epirit” me qendër në Greqi, i dënuar më 18 shkurt 2021 me 8.6 vite burg nga Gjykata e Gjirokastrës, për aktivitete kundër integritetit territorial, simboleve kombëtare e rendit kushtetutes të Shqipërisë./Pamfleti

petros beleri petros gjikuria ringjallja e vorio epirit partia demokratike

Lini një Përgjigje