TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia24 Shkurt 2025, 18:29

A do thirret në SPAK ‘lavatriçja’ e politikës, Shkëlqim Beshiri i ‘SEGAFREDO’-s?!

Shkruar nga Pamfleti

A do thirret në SPAK ‘lavatriçja’ e politikës,

Nga aferat e tokave të grabitura deri te lejet e ndërtimit të siguruara në bashkitë e kontrolluara nga pushteti, gjithçka është pjesë e një rrjeti të mirëstrukturuar për pastrimin e parave

Shkëlqim Beshiri, i njohur si "lavatriçja" e Shkëlzen Berishës, ka shndërruar industrinë e ndërtimit në Shqipëri në një skemë masive pastrimi parash. Me dhjetëra leje ndërtimi të marra në Tiranë, Durrës, Lalz, Vlorë, Himarë, Sarandë, Lezhë e Shkodër, ky biznesmen ka ngritur perandorinë e tij mbi financime të dyshimta, që nuk kanë kaluar kurrë përmes sistemit bankar.

Provat janë aty: pasuritë e shumta të Shkëlzenit, lidhjet direkte të tij me Beshirin dhe miliardat që kalojnë në sektorin e ndërtimit përmes skemave të njohura të korrupsionit. Nga aferat e tokave të grabitura deri te lejet e ndërtimit të siguruara në bashkitë e kontrolluara nga pushteti, gjithçka është pjesë e një rrjeti të mirëstrukturuar për pastrimin e parave.

Një rast flagrant që e nxjerr në pah këtë skemë është firma "LIM-EM Sh.p.k", e cila në letra figuron me pronar Shkëlqim Beshirin, por në të vërtetë është thjesht një fasadë e Shkëlzen Berishës. Për tre vite me radhë, kjo kompani ka raportuar humbje në tatime, por për ironi ka siguruar mbi 40 leje ndërtimi nga bashkitë e ndryshme.

Me firmën e Edi Ramës, Beshiri ka siguruar tre leje ndërtimi për hotele në bregdet dhe një kompleks ndërtimi prej 119 hektarësh në Gjirin e Lalzit. Gjithashtu, po me firmën e Ramës, Shkëlqim Beshiri ka marrë leje për kullë 65 kate tek ''Bulevardi i Ri''.

Ky favorizim i hapur nga shteti është tregues i qartë se Berisha dhe Rama nuk janë armiq të vërtetë, por thjesht lojtarë të të njëjtës skemë.

Për të maskuar lidhjet e tij me ndërtimet, Shkëlqim Beshiri vazhdon të shfaqet si biznesmen modest me kafene "Segafredo" dhe "Bar-KLAR&COFFEE" në Tiranë. Por për ironi, pikërisht në këto ambiente, sipas pagesave të Thesarit të Shtetit, drejtuesit e Parandalim-Pastrimit të Parave zhvillojnë takime me zyrtarë të huaj të Anti-Mafies Ekonomike të SHBA-BE. Një paradoks që tregon se si drejtësia shqiptare bën sikur lufton krimin, por në të vërtetë ndihmon ata që pastrojnë miliardat e korrupsionit.

Deri kur do të vazhdojë kjo farsë? A do të guxojë SPAK të hetojë Shkëlqim Beshirin dhe skemat që mbajnë gjallë klanin Berisha? Apo do të vazhdojmë të shohim se si Shqipëria po shndërrohet në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave të korrupsionit politik? /Pamfleti

shkëlqim beshiri shkëlzen berisha lim-em sh.p.k segafredo bar-klar&coffee spak pastrim parash korrupsion

Lini një Përgjigje