TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Nëntor 2025, 07:35

Zv.kryeministrja e pandehur nga SPAK, Klodiana Lala: Balluku është një grua shumë e fuqishme në PS!

Shkruar nga Pamfleti
Zv.kryeministrja e pandehur nga SPAK, Klodiana Lala: Balluku është
Lala dhe Balluku

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me hetimet ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila ndodhet nën hetim nga SPAK dhe është marrë zyrtarisht e pandehur në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Lala u shpreh se është detyrë e prokurorëve të vlerësojnë nëse ekziston rreziku për prishje të provave nga ana e Ballukut, duke shtuar se hetimet ndaj saj ende nuk janë mbyllur.

“Balluku po hetohet në gjendje të lirë dhe është e pandehur në gjendje të lirë për çështje që ne po flasim, sepse ajo ka të tjera dosje dhe çështje që janë duke u hetuar nga prokurorët e SPAK”, tha Lala.

Sipas saj, në shumicën e rasteve, gratë e hetuara nga SPAK kanë pasur masa të lehta sigurie, duke përmendur rastet e Monika Kryemadhit dhe Ajola Xoxës, të cilat janë nën masën e “detyrimit për paraqitje”.

Gazetarja komentoi edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, i cili sipas saj, në intervistën e dhënë në Bruksel, u duk se po distancohej nga zhvillimet që priteshin ndaj zv.kryeministres.

“Kryeministri në intervistën që dha në BW u duk sikur kishte një distancim nga ajo çfarë pritej të ndodhte të nesërmen që në fakt ka ndodhur sot, që iu komunikua akuza Ballukut. Të paktën mua personalisht më është dukur si distancim, por nga ana tjetër, Belinda Balluku është një grua shumë e fuqishme në PS”, tha Lala.

balluku është një grua shumë e fuqishme në ps

Lini një Përgjigje