TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2025, 21:52

Siguria ushqimore në “ditë të hallit”/ Pas pjeshkëve e domateve, BE bllokon dërgesat me madarina; zbulohen mbetje pesticidesh të ndaluara!

Shkruar nga Pamfleti

Siguria ushqimore në “ditë të hallit”/ Pas

Një çështje serioze ka shpërthyer në sektorin e agrikulturës shqiptare: Dërgesa të mandarinave nga Shqipëria janë kthyer mbrapsht në disa vende të BE pasi analizat zbuluan mbetje të pesticideve të ndaluara, të tilla si Chlorpyrifos dhe Phosmet.

Nuk dihet ende me siguri nëse mandarinat me helm janë produkt vendi apo të ardhura nga importi, por ato qarkullojnë në tregun shqiptar dhe po konsumohen nga konsumatorët.

Sipas raporteve të mëparshme, ngarkesa me mandarina prej Shqipërisë janë refuzuar nga vende si Kroacia, Republika Çeke, Italia dhe Lituania.

Aktet përbëjnë jo vetëm një çështje reputacioni për produktet bujqësore shqiptare, por edhe një kërcënim real për shëndetin e konsumatorëve, veçanërisht për fëmijët dhe për personat me sistem imunitar të dobët.

Chlorpyrifos, për shembull, është i ndaluar në BE që prej vitit 2020, për shkak të ndikimeve të tij në zhvillimin neurologjik të fëmijëve, ndërsa Phosmet është gjithashtu i përjashtuar për përdorim./OraNews

1 Komente

  1. B
    Berisha

    Ore a ka shtet ketu, apo nuk ka. Ca behet keshtu me kete popull. Si eshte e mundur qe futen ushqimet ne treg, konsumohen nga qytetaret, me pas u behen analizat dhe bejne thirrje per t'u kthyer ne baze, ku gjysma e tyre eshte konsumuar. Pz kte vend e ka marre lumi me kohe. Turp per institucionet qe kane per detyre te bejne kontrollet e ushqimeve. Turp tu vije qe i bejne pasi i konsumon populli. Zoti i vrafte e helm tu behet njerezve te tyre,

    Lini një Përgjigje