TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2025, 21:02

Kush e ka radhën? Zyrtari i lartë i DASH zbarkon në SPAK, SHBA shton presionin për goditjen e të korruptuarve

Shkruar nga Pamfleti

Kush e ka radhën? Zyrtari i lartë i DASH zbarkon në SPAK, SHBA

Amerikanë tashmë kërkojnë rezultate konkrete nga SPAK-u, i cili kohët e fundit e ka ulur ritmin...

Pavarësisht mungesës së deklaratave të drejtpërdrejta dhe ngrirjes së politikës së jashmte të SHBA-së për shkak të mosdakordësisë për miratimin e buxhetit të ri, si dhe politikës së Trump, Uashingtoni vijon të’i japë mbështetjen e nevojshme Prokurorisë së Posaçme.

Ditën e djeshme, zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit në SHBA, Mark Fleming, zhvilloi një vizitë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK, ku takoi kreun e institucionit, Altin Dumanin. Gjatë takimit, zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit ka shprehur mbështetjen e SHBA-ve ndaj SPAK-ut në luftën e tyre kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë shtetëror.

Fleming mësohet se ka vlerësuar punën e deri tanishme të SPAK-ut, por gjithashtu ka rritur presionin ndaj saj, duke kërkuar më shumë arrestime dhe veprime konkrete me çështjet e korrupsionit që ata kanë në dorë.

Me konsolidimin e institucionit dhe ndihmën e pandërprerë të tyre, Amerikanë tashmë kërkojnë rezultate konkrete nga SPAK-u, i cili kohët e fundit e ka ulur ritmin, ndoshta dhe për shkak të garës për zgjedhjen e kreut të ri. 

Kjo vizitë vjen gjithashtu në të njëjtën kohë kur po zhvillohen procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut, që do të pasojë Dumanin. Thënë këtë, vizita e Fleming ishte një mesazh për politikën se ky proces po vëzhgohet prej tyre dhe se politika duhet të mbajë duart larg saj.

Kjo mund të shpjegohet edhe me takimin që zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit pati me ministren e Brendshme të Shqipërisë Albana Koçiu si dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Gjithashtu, zyrtari amerikan u takua edhe me përfaqësuesit e opozitës, ku morën pjesë Gazment Bardhi, Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku.

Mesazhi u është dhënë të dyja palëve, procesi për kreun e ri të SPAK duhet të jetë i drejtë dhe pa ndikim të jashtëm nga politika apo krimi./Pamfleti

 

7 Komente

  1. T
    Toni.

    Vijne keta, premtojne dicka, marrin ndonje vile dhurate e ikin te kenaqur.

    1. T
      Toni Qeni

      Oh sa mire me ken Shqiptar, oe oe!

      Lini një Përgjigje