TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2025, 19:29

“Dinë gjithçka për 21 Janarin”, Spartak Ngjela zbulon prapaskenat: Amerikanët kanë në dorë provat!

Shkruar nga Pamfleti

“Dinë gjithçka për 21 Janarin”, Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se SPAK-un e drejtojnë ndërkombëtarët dhe  se të gjithë ata që flasin kundër Prokurorisë së Posaçme, janë të trembur.

Ndërsa për ’21 Janarin’, Ngjela tha se provat në dorë i kanë amerikanët, teksa tha se varet nga marrëdhëniet politike, dorëzimi i këtyre provave.

Më lini të flas. SPAK nuk e drejtojmë ne, e drejtojnë ndërkombëtarët. Ata e paguajnë. Këta që flasin janë të trembur, të trembur nga akuza dhe të tremburit i falet gjithçka! Por gjykatën e SPAK nuk e godasin dot. Ajo ka dalë për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni, dhe ka dalë më ndihmën e politikës amerikane. Të gjithë këta që flasin, janë të trembur. SPAK drejtohet nga ekipi perëndimor, ikni dhe shihni se i keni atje ekspertët.

Nuk e di se e ka në dorë pushteti gjyqësor. Për sa i përket 21 janarit, atë e kanë hetuar në thellësi ekspertiza amerikane. Do të ia japin apo jo Shqipërisë, varet nga marrëdhëniet politike. E kanë hetuar dhe i dinë të gjitha. Kanë videot, se këta nuk e dinin çfarë do të thotë të djegësh pajisjet e regjistrimit në Kryeministri. Kujtonin se i dogjën, por nuk dinin rregullin, që të gjithë ato regjistrime, vënë dhe regjistrohem me kalifoni. Do të na i japi apo nuk do të ia japi politika amerikane SPAK-ut, unë mendoj se do të ia japi. Shpresoj se ata i kanë të gjitha, 21 janarin e kanë shumë të dokumentuar. Të presim”, u shpreh Ngjela.

Po ashtu Ngjela tha se ndërkombëtarët e kanë organizuar SPAK që të na ndihmojnë si shtet dhe si shoqër

SPAK-un na e kanë organizuar për të na ndihmuar si shtet dhe si shoqëri, ndërkombëtarët. Nuk e drejton dot forca politike shqiptare SPAK-un. Tani të shikojmë se ikën prokurori i Përgjithshëm, të shohim se kë do të zgjedhim. Ata do ta zgjedhin. Nuk e paguajmë ne SPAK. Ata që na e kanë vendosur për të na ndihmuar, ata e paguajnë”.

Lini një Përgjigje