TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2025, 18:46

Përfundimi i mandatit të Sonila Bejtjas, Presidenti Begaj hap procedurën e aplikimit për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti

Përfundimi i mandatit të Sonila Bejtjas, Presidenti Begaj hap

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka shpallur hapjen e procedurave të aplikimit për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

"Presidenti i Republikës, pasi u njoh me njoftimin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, nr. 820 Prot., datë 24.10.2025, përmes të cilit bëhet me dije se Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 65, datë 24.10.2025, ka vendosur: “Deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, zonjës Sonila Bejtja, në datën 25.4.2025”, duke u konstatuar kështu ligjërisht fakti se në datën 25.4.2025 në Gjykatën Kushtetuese është krijuar vakancë.

Në mbështetje të neneve 93, 125, 127, pika 1, shkronja “b” të Kushtetutës, si dhe të neneve 7, 7/a, 7/b të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, Presidenti i Republikës, me cilësinë e organit të emërtesës, dhe me qëllim plotësimin e vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese në datën 25.4.2025, me Dekretin nr. 387, datë 31.10.2025, ka miratuar: Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me qëllim plotësimin e vakancës së krijuar në datën 25.4.2025", thuhet në njoftimin e Presidencës. 

Vakanca u krijua pas mbarimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja. Me hapjen e procedurës, çdo person i interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutë, duhet të paraqesë aplikimin me dokumentacionin përkatës pranë Institucionit të Presidentit të Republikës.

"Çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutë, nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, të marrë pjesë në këtë procedurë të konkurrimit të hapur publik për vakancën e mësipërme për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe të paraqesë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës", thuhet ndër të tjera në njoftim. 

Njoftimi i plotë Presidencës: 

Presidenti i Republikës, pasi u njoh me njoftimin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, nr. 820 Prot., datë 24.10.2025, përmes të cilit bëhet me dije se Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 65, datë 24.10.2025, ka vendosur: “Deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, zonjës Sonila Bejtja, në datën 25.4.2025”, duke u konstatuar kështu ligjërisht fakti se në datën 25.4.2025 në Gjykatën Kushtetuese është krijuar vakancë.

Në mbështetje të neneve 93, 125, 127, pika 1, shkronja “b” të Kushtetutës, si dhe të neneve 7, 7/a, 7/b të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, Presidenti i Republikës, me cilësinë e organit të emërtesës, dhe me qëllim plotësimin e vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese në datën 25.4.2025, me Dekretin nr. 387, datë 31.10.2025, ka miratuar:

Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me qëllim plotësimin e vakancës së krijuar në datën 25.4.2025.

Presidenti i Republikës fton:

Çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutë, nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, të marrë pjesë në këtë procedurë të konkurrimit të hapur publik për vakancën e mësipërme për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe të paraqesë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës:

Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant të shpallur;

Jetëshkrimin me të dhënat e plota të kontaktit (adresë, numër telefoni, e-mail);

Fotokopje të kartës së identitetit;

Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”;

Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit është i publikuar në faqen kryesore të Institucionit të Presidentit të Republikës;

Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29 të ligjit nr. 45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Ky formular është i publikuar në faqen kryesore të Institucionit të Presidentit të Republikës;

Listën e dokumentacionit që dorëzohet bashkëlidhur kërkesës së nënshkruar nga aplikuesi.

Për lehtësinë e të gjithë aplikuesve, me qëllim plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, më poshtë gjeni të botuar përmbajtjen e nenit 125, pikat 4 dhe 5 të Kushtetutës dhe nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, ku parashikohen kushtet dhe kriteret për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Lini një Përgjigje