TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2025, 22:21

“E dija që do bëheshe njeri”, ish-truproja i Fatos Nanos zbulon bisedën e fundit me ‘shefin’

Shkruar nga Pamfleti

“E dija që do bëheshe njeri”, ish-truproja i Fatos Nanos

Viktor Agolli, i cili për më shumë se 14 vite shërbeu si truprojë e ish-Kryeministrit dhe liderit historik të socialistëve Fatos Nano, ka zbuluar mbrëmjen e së premtes detaje të pathëna më parë lidhur me ‘shefin’ e tij.

Fatos Nano u nda nga jeta pasditen e 31 tetorit, në moshën 73-vjeçare, ndërsa pothuajse e gjithë politika shqiptare vlerësoi figurën e tij.

Qeveria shpalli ditën e dielë, 2 nëntor, ditë zie kombëtare, ndërsa një komision i posaçëm qeveritar do të organizojë ceremoninë funebre t ëish-kryeministrit.

Por si e kujton Viktor Agolli dhe cila ishte biseda e fundit që ka bërë me Fatos Nanon.

Në emisionin ‘Kjo Javë’, Agolli tha se në 2019 u takua me Nanon në Durrës, ku ish-kryetari i PS ishte i shoqëruar me një njeri të afërt të familjes.

“Dukej mirë me shëndetin, dhe sapo u takuam më tha atë shprehjen që ma thonte gjithnjë: E dija se do të bëheshe njeri! Dhe unë i thashë se jam produkt i shkollës së Fatos Nanos”, kujton shoqëruesi i tij Viktor Agolli.

“Kam që vitin e shkuar që e ndjek ecurinë e shëndetit të ish-kryeministrit dhe shefit tim Fatos Nano.

Kur po vija në gjumë mbesën, më marrin në telefon nga familja dhe më thonë që ndërroi jetë.

Takimi i fundit me Nanon ka qenë në Durrës në 2019, isha shef kufiri i Durrësit. Kishte ardhur në një restorant me kushëririn e tij, dhe dikush më thotë se ka ardhur shefi yt.

Në 2019 ka qenë mirë me shëndet, me batutë e humor.

Unë kam qenë sportist, e doja muzikën, politikën, në vitin 1989 e dëgjoja gjthmonë “Zërin e Amerikës” dhe kam ndjekur intervistat e Fatos Nanos dhe Gramoz Pashkos.

Kur ra sistemi, ne kemi shkuar tek selia qendrore e PS dhe kërkonim të takonim Fatos Nanon. Ka qenë liberal demokrat, ai më përzgjodhi ndoshta ngaqë nuk abuzova me detyrën, besnikëria.

Unë kam punuar 14 vjet me të”, tregoi Agolli.

Lini një Përgjigje