TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2025, 22:34

“Meta e Berisha i shkatërruan karrierën”, ish-truproja i Fatos Nanos: E arrestuan pabesisht

Shkruar nga Pamfleti

“Meta e Berisha i shkatërruan karrierën”, ish-truproja i

Fatos Nano, lider historik i socialistëve dhe ish-Kryeministër, u nda nga jeta pasditen e 31 tetorit, në moshën 73-vjeçare, ndërsa prej pothuajse 1 muaji ndodhej i shtruar në spital për shkak të problemeve të rënda shëndetësore.

Figura e Nanos është vlerësuar maksimalisht nga politika shqiptare jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Viktor Agolli, i cili për pothuajse 14 vite shërbeu si truprojë e Fatos Nanos, ka rrëfyer në emisionin ‘Kjo Javë” disa nga momentet më të vështira të liderit historik të PS-së. Pavarësisht mesazheve të ngushëllit që sot përcollën Sali Berisha dhe Ilir Meta, Agolli kujton se ata të dy i shkatërruan karrierën politike ish-kryeministrit të ndjerë.

Madje, Agolli ka treguar edhe një episod, kur Fatos Nanos po i nxirreshin pengesa edhe për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij, por situata u zgjidh pas ndërhyrjes së Ambasadës së SHBA.

“Fatkeqësia më e madhe e Nanos ishte kur i ndërroi jetë nëna, por makabriteti më i madh ishte ajo iu bë nga Berisha dhe Meta që i shkatërruan karrierën. Me zor e lanë të varroste nënën vetëm pas ndërhyrjes së Ambasadës Amerikane”, ka rrëfyer ai.

Agolli ka treguar detaje edhe nga momentet kur Nano është liruar nga burgu, ku e para gjë që bëri ishte të takonte babanë e tij.

“Erdhi nga Burgu i Bënçës në Tiranë pasi i rrezikohej jeta. Qeveritarët e asaj kohe të PD i thonin dil nga burgu, por ai e vuajti deri në ditën e fundit. Doli nga burgu më 13 mars, ndenji vetëm 10 minuta në familje ku takoi babanë, dhe u nis për në Spille ku ndenji 3 ditë në shtëpinë e Astrit Mërtirit”, tha ai.

Gjithashtu Viktor Agolli ka rrëfyer se kur u arrestua, Nano u thirr fillimisht për t’u pyetur nga prokuroria dhe më pas u prangos.

“Nano mori një turne në të gjithë jugun e të nesërmen u kthye në Tiranë ku më pas shkuam në të gjithë veriun. Kur u kthyem në Tiranë, ishe qershor, bëri një takim me strukturat e PS dhe në orën 12:00 e thirri prokuroria, dhe e arrestuan. Është arrestim flagrant, s’është asgjë arrestimi i Metës dhe Veliajt. E thirrën për ta pyetur dhe e arrestuan. Nano ishte përgatitur që një ditë do të arrestohej nga klanet, bënte çdo ditë stërvitje në shtëpi që të përballonte burgun”, tha ai.

 

 

Lini një Përgjigje