TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2024, 22:23

Zjarri në Qafën e Llogorasë ende aktiv, një helikopter dhe 40 zjarrfikës në terren

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në Qafën e Llogorasë ende aktiv, një helikopter dhe

Zjarri në Qafën e Llogorasë vijon të jetë ende aktiv, ndërsa flakët po favorizohen edhe nga era. Kështu deklaroi për mediat drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Ceka i cili tha se nga ana tjetër, vatra e zjarrit në Dhërmi është vënë nën kontroll.

Sipas Cekës, në Qafën e Llogorasë ndodhen rreth 40 forca zjarrfikëse dhe po ashtu i janë bashkuar edhe Policia e Shtetit dhe Emergjencat Civile. I pyetur nëse rrezikohet Parku Kombëtar i Llogorasë, Ceka u shpreh se pritet që zjarri të vihet nën kontroll.

“Kemi patur dy vatra zjarri paralele, një në Himarë dhe një në Llogora. Fatmirësisht vatrën e zjarrit në Llogora e vumë në kontroll shumë shpejt. Më pas jemi zhvendosur këtu në qafën e Llogorasë ku po punojmë për shuarjen e vatrës së zjarrit, por era e favorizon shumë. Kemi çdo gjë në kontroll, kemi rreth 40 forca zjarrfikëse që po punojnë, na janë bashkuar Policia e Shtetit, Emergjencat Civile. Mendoj që do ta vëmë në kontroll shumë shpejt”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje