TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2024, 22:17

Arrestimi i Beqajt, Spahiu: Provë se SPAK ja merr nga duart Ramës miqtë që nuk i lëshon!

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Beqajt, Spahiu: Provë se SPAK ja merr nga duart Ramës

Juristi Kreshnik Spahiu tha se arrestimi i Ilir Beqajt provoi se SPAK nuk kontrollohet nga Edi Rama, pasi sipas tij nuk është bandë kriminale.

Spahiu shprehet se Rama dhe Beqaj janë shok fëmijërie, ndërsa shton se kjo tregon se nuk është Rama që nuk i lëshon miqtë por është SPAK që i merr nga krahu Ramës.

“Kur je përballë një subjekti me masë më të lehtë dhe gjatë hetimit ka informacion për vepra të tjera atëherë jepet masë më e rëndë. Mund të ndodhte që kryeministri i fuste detyrë më të lartë Beqaj dhe ai vazhdon vjedh. Kur je kleptoman nuk pyet. Era e gjellës së korrupsionit ka marrë më shumë erë se sa sterilizimi. Vepra e parë ka cenuar jetën e mijëra shqiptarëve. Dua të rikujtoj për ata që nuk e dinë Ilir Beqaj është i vetmi shok dhe mik fëmijërie i Edi Ramës. Është shok i ekipit të basketbolli ku luanin të dy. Janë rritur të dy. Dhe e ka mbajtur politikisht. Nuk i lëshon. Historia e fundit tregon se nuk është Rama që nuk i lëshon miqtë por është SPAK që i merr nga krahu Ramës. Tregon se SPAK nuk është bandë e Edi Ramës dhe nuk kontrollohet nga PS. Nuk komandohet politikisht. Po të ishte për Ramën, Ilir Beqaj nuk do ishte në burg”, tha Spahiu për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje