TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2024, 22:03

Ish-ministra në pranga, Bushati: SPAK me dy standarde, të burgos vetëm kur nuk ke vjedhur me Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Ish-ministra në pranga, Bushati: SPAK me dy standarde, të burgos

Gazetari Andi Bushati tha se drejtësia në Shqipëri ka dy standarde për hetimin dhe dënimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë në çështje korrupsioni.

Bushati u shpreh se nëse merr rastet e ish-ministrave Ahmetaj, Tahiri dhe Beqaj, kupton se ata janë dënuar ose për të cilët është dhënë masë arresti me burg, kupton se drejtësia ka mbyllur një sy në dosjet ku skema përfshin edhe eprorët e tyre. 

“Beqaj futet në burg për diçka që kushton 200 mijë euro por nuk prangose për një gjë që kushton 100 milionë euro. SPAK-u ka një qëllim: të fusë në burg, por jo kur ke vjedhur me Edi Ramën. Ky këtu ka vjedhur me shokët e vet dhe shkon për dhjamë qeni.

Por te dosja e sterilizimit nuk ndodh asgjë.

Arben Ahmetaj që në çdo studio është cilësuar arkitekti i inceneratorëve, nuk është për inceneratorët në kërkim po për pasurinë. Saimir Tahiri si pilot i projektit të kanabizimit u dënua për shpërdorim detyre.

Pra SPAK-u zbaton atë që këtu ka korrupsion por e hanë ata që kanë ngrënë dardha pas shpinës së kryeministrit. 

Atje ku kanë vjedhur me urdhër të Edi Ramës, atje nuk burgosen. Mos u bini burive se SPAK punon. Ai prodhon koka turku për të forcuar pushtetin e atij që e ka pjellë”, tha Bushati për “MCN”.

Lini një Përgjigje