
Situata nga zjarri në Fushë-Arrëz është stabilizuar. Ndërhyrja nga ajri ka ulur intensitetin e flakëve në Fushë Arrëz, por sipas ministrisë së Mbrojtjes ka ende vatra aktive.
Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmuan forcat tona për të vendosur nën kontroll flakët.
“Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët. Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Megjithatë, ka ende tre vakte aktive. Krahas ndërhyrjes nga ajri, në operacion janë angazhuar 12 zjarrfikës me 2 mjete zjarrfikëse, 6 efektivë policie me 2 automjete, 40 forca bashkiake, 13 forca të shërbimit pyjor dhe 80 forca ushtarake.
Lini një Përgjigje