
Shefi i MZSH Maliq, Sadik Halili, ka dhënë detaje të reja lidhur me zjarrin tragjik që u mori jetën dy personave në Maliq. Halili ka bërë me dije se zjarrfikësja është njoftuar me vonesë pasi fqinjët nuk e kanë kuptuar se ka rënë zjarr në banesë pasi dritaret e dyert kanë qenë të mbyllura.
Ai theksoi se distanca ka qene e vogël dhe se pasi janë njoftuar nga policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Sipas tij kur kanë mbërritur i kanë gjetur të pajetë nënë e bir të cilët humbën jetën nga asfiksia.
Sipas tij deri më tani janë dy pista hetimi, një që shkak i zjarrit ka qenë ndezja e shkrepëseve ose soba e druve.
“I kemi gjetur pas shenja jete, djalin 14-vjeçar dhe zonjën e shtëpisë, te asfiksuar nga tymi. Djegiet u konstatuan te fëmija i dytë, kishte djegie në fytyre e në pjesë të ndryshme të trupit. Te dy fëmijët i kemi gjetur ne oborrin e banesës, nënën e tyre e kemi gjetur ne derën e kuzhinës të asfiksuar nga tymi. Nuk kishte djegie, vdekja erdhi nga asfiksia nga tymi.
Me marrjen e njoftimit ne kemi mbërritur për 2 minuta. Distanca ishte e shkurtër, duke parë djegiet kur kemi arritur ne nuk kishte zjarr kishte mbaruar. Ne kemi bërë evakuimin e fëmijës, të nënës së tyre dhe i përgatitem për spital”, tha ai në “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje