
Ambasada shqiptare në Athinë duke marrë shkas nga situata e krijuar prej zjarreve në vendin fqinjë, ka njoftuar shtetasit shqiptarë që jetojnë atje se ambasada është e gatshme t ju vijë në ndihmë atyre që janë në rrezik në ishullin e Rodhos, por edhe në gjithë territorin e vendit.
Me anë të një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, ambasada njofton se për çdo informacion të nevojshëm, shtetsit shqiptarë mund t’i drejtohen ambasadës në Athinë nëpërmjet formave të kontaktit të bëra publike për të gjithë.
Lini një Përgjigje