
Familja e ish presidentit të SHBA, Donald Trump ka zbarkuar në Shqipëri.
Sot jahti i familjes së Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj është fotografuar në Jalë të Vlorës.

Ndërsa ditën e djeshme Ivanka Trump, vajza e parë se ish presidentit te SHBA Donald Trump që ka shërbyer si këshilltare e tij, u pa në bregdetin e Sarandës.
E veshur me një fustan me lule dhe një kapele kashte ne dorë, Ivanka Trump zbarkoi nga jahti për të shijuar vaktin e drekës bashkë me miqtë e saj në një hotel në Sarandë.


Ivanka Trump edhe vjet erdhi në Shqipëri me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, me të cilin edhe vizituan gjithë jugun, Kepin e Rodonit, Sazanin, Butrintin etj. Çifti gjithashtu shoqërohej dhe nga Presidenti i klubit PSG, Nasser Al-Khelaifi.

Lini një Përgjigje