
Juristi Kreshnik Spahiu ka folur lidhur me zgjedhjet e përgjithshme që po mbahen në Gjermani. Spahiu tha se zgjedhjet e parakohshme në Gjermani kanë shënuar një pjesëmarrje të lartë, me 54% të votuesve që kanë hedhur votën e tyre deri në orën 14:00.
Sipas tij, interesi politik dhe qytetar është më i madh se kurrë, pasi këto zgjedhje do të ndikojnë jo vetëm në fatin e Gjermanisë, por edhe në të ardhmen e BE-së.
“Ka mbetur dhe një orë për të mbyllur kutitë e votimit. Janë 59 mln me të drejtë vote që janë drejtuar për të votuar në zgjedhjet e parakohshme. Këto zgjedhje kanë interes politik dhe qytetar më të lartë se kurrë më parë. Varet fati i Gjermanisë, por edhe fati i të ardhmes së BE-së. Pjesëmarrja shumë e lartë. Afro 54% e qytetarëve deri në ora 2 kanë votuar. Krahasuar me 4 vite më parë më e lartë. Interes i jashtëzakonshëm. Ndryshe nga 3 dekadat e fundit, pritet që ndërtimi i qeverisë të jetë shumë i vështirë për shkak të formulës së koalicioneve dhe kanë qenë të brishta. E pamundur që kristian demokratët apo social demokratët të kenë fitore të thella. Përfshirja e shumë partive e bën të brishtë qeverinë gjermane. Duhet që këto parti të kenë shumë kompromise dhe qytetarët të jenë të pakënaqur”, u shpreh Spahiu për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje