TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shkurt 2025, 15:29

Renditja e “GlobalFirepower” për fuqinë ushtarake; Shqipëria e 78-ta, Kosova e 141-ta!

Shkruar nga Pamfleti

Renditja e “GlobalFirepower” për fuqinë ushtarake;

Në renditjen e re të “GlobalFirepower”, në të cilin vlerësohet fuqia ushtarake e 145 shteteve, Shqipëria renditet në vendin e 78-të.

Ndërkohë që Kosova nga ana tjetër vendin e 141-të nga 145 shtete, pas saj gjenden vetëm Somalia, Republika e Afrikës Qendrore, Benini dhe Butani.

Në krye të renditjes gjendet SHBA-ja, pasuar nga Rusia, Kina, India e Koreja e Jugut. Në top 10 janë Britania e Madhe, Franca, Japonia, Turqia e Italia.

Ky raport, që ka nisur të vlerësojë shtete nga 2006-a, përfshin vlerësimin e shumëllojshmërisë së armëve dhe të fuqisë punëtore, deri te vendndodhja gjeografike dhe fuqia financiare. Vlen të theksohet se në vlerësimin e fuqisë së shteteve, përfshihen dhjetëra faktorë.

Lini një Përgjigje