TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shkurt 2025, 22:09

“Mund të kishim 10 të vrarë nëse…”/ Rexhepi: Nëse SPAK do angazhohej në zgjedhjet e 2021, vrasja e Pjerin Xhuvanit do ishte shmangur

Shkruar nga Pamfleti

“Mund të kishim 10 të vrarë nëse…”/

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi tha se Prokuroria e Posaçme (SPAK) duhet mbështetur në iniciativën për të hetuar krimin zgjedhor. Ai e ka cilësuar si një nismë pozitive nga institucioni.

Rexhepi kujtoi vrasjen e ndodhur në Elbasan dy ditë përpara zgjedhjeve të 2021, ku sipas tij nëse do të ishte SPAK me strategjinë kundër krimeve zgjedhore ndoshta ajo ngjarje mund të ishte shmangur.

“Jam i kënaqur për punë e viteve të fundit të SPAK, LSI me 110 mijë vota mori 4 deputetë, Tom Doshi me 35 mijë mori po aq, Kodi Zgjedhor nuk është i duhuri. Nëse mbështesin SPAK të gjithë, hyjmë te 80 për qind e popullit që e mbështet. Ngjarja e Elbasanit ka një pasivitet të forcave për të ndërhyrë, kanë qenë shumë emra të njohur, kush vrau në Shtëpinë e Bardhë nuk i di njeri emrat; polici nëse qëllon shkon në burg, nëse nuk qëllon shkon në burg. Nëse do ishte ndërhyrja e SPAK ndoshta nuk do ishte ngjarja e Elbasanit, nëse nuk do ishte ai komandoja atje, ndoshta do kishin 10 të vrarë”, tha Rexhepi për “Euronews Albania”.

 

Lini një Përgjigje