TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shkurt 2025, 21:21

Karamuço nxjerr blof Ramën: SPAK-ut ja ka kërkuar vetë Kuvendi të hetojë zgjedhjet e 11 majit

Shkruar nga Pamfleti

Karamuço nxjerr blof Ramën: SPAK-ut ja ka kërkuar vetë

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço komentoi strategjinë e publikuar nga SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore.

Ai u ndal dhe te paralajmërimet që ka bërë kryeministri Rama, i cili u shpreh se nuk është normale që prokuroria të monitorojë partitë. Por ai tha se është vetë Kuvendi që në rekomandimet që i ka dhënë SPAK në raportin vjetor, kërkon hetime proaktive për zgjedhjet.

Angazhimi i SPAK në këto zgjedhje vjen jo vetëm për shkak të detyrimeve ligjore që ka SPAK me krimet zgjedhore, por edhe si pasojë e rekomandimeve që ka dhënë vetë klasa politike, përmes Kuvendit ku në rekomandimet ka thënë zhvilloni sa shumë hetime proaktive në zgjedhjet e 2025. Pra ka qenë politika ajo që ka lutur SPAK të merret me krimet zgjedhore”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje