
Ai i referohet edhe një postimi të kryeministrit shqiptar Edi Rama në rrjetet e tij personale sociale. Ky postim kishte të bënte me fotot e liqenit të Gistovës, të cilat ishin përshtatur me mbishkrimin “Shqipëria e Bukur”!
Disa muaj më parë, në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama promovonte liqenin akullnajor në Gramoz të Kolonjës, ndërsa ftonte turistët që ta vizitonin.
Por duket se për liqenin në fjalë ka pretendimet e saj Greqia, ndërsa Gistova ndodhet në kufirin mes dy vendeve.
Mediat greke shkruajnë se pala shqiptare ka bërë një provokim, duke iu referuar postimit të Kryeministrit në rrjetin social, ndërsa shprehen se gjithccka ka ardhur për shkak të një gabimi të Google!
Liqeni i Gistovës, ose Drakolimni i Grammos, ndodhet në një lartësi prej 2350 metrash dhe është liqeni alpin më i lartë dhe më i madh në Greqi, ndërkohë që është një ligatinë e rëndësishme.

Mediat greke raportojnë se rreth dy vite më parë u vu re se në Google Maps vija kufitare me Shqipërinë nuk përputhet me kufirin real, pasi vendosin liqenin e Gistovës në anën shqiptare!
Çështja mbërriti edhe në Kuvend, ku ish-kreu i Departamentit të Mbrojtjes Kombëtare të SYRIZA-PS, Evangelos Apostolakis, shprehet se rreth dy vjet më parë, kufiri ndante liqenin midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe nga viti i kaluar liqeni ka kaluar tërësisht në Shqipëri, sipas hartave në fjalë, si dhe një botim që thotë se "vija kufitare greke ka kaluar në kufirin e kufirit".
Ai i referohet edhe një postimi të kryeministrit shqiptar Edi Rama në rrjetet e tij personale sociale. Ky postim kishte të bënte me fotot e liqenit të Gistovës, të cilat ishin përshtatur me mbishkrimin “Shqipëria e Bukur”!

Shtabi i Përgjithshëm u përgjigj se ndaj Google janë marrë veprimet e duhura për të bërë korrigjimin.
Newsbomb.gr ndodhej në Kastoria dhe foli me kryebashkiakun e Nestorio-s, Christos Gosliopoulos, i cili duke shpjeguar situatën tha se pala shqiptare po përpiqet të shfrytëzojë gabimin e Google duke e konsideruar liqenin shqiptar, jo vetëm për turizëm, siç e pamë nga postimi i Edi Ramës, por edhe për kërkime!

“Kemi marrë të gjitha veprimet e nevojshme, duke njoftuar Ministrinë e Jashtme dhe Shërbimin Gjeografik të Ushtrisë. Ata na thanë se janë në dijeni për këtë çështje. Autoritetet duhet të ndërmarrin veprime sistematike, që do të thotë se ky gabim i Google po shkakton probleme që po shfrytëzohen nga fqinjët," tha ai. /Përshtati Pamfleti/
Lini një Përgjigje