TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shkurt 2025, 10:34

Krimet zgjedhore, 110 procedime për 3 vjet; ç’ka ndodhur me dosjet e SPAK, sa raste janë në hetim

Shkruar nga Pamfleti

Krimet zgjedhore, 110 procedime për 3 vjet; ç’ka ndodhur me

Referuar dokumenteve zyrtare nga SPAK për krimet zgjedhore, në 3 vjet janë regjistruar 110 procedime penale në periudhën 2021-2024. Po çfarë ka ndodhur me dosjet e SPAK, sa persona janë ndjekur penalisht dhe sa çështje janë mbyllur?

Referuar burimeve zyrtare, 32 raste janë transferuar në zyrat e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, duke sugjeruar se një përqindje e konsiderueshme e çështjeve të regjistruara fillimisht nga Prokuroria e Posaçme nuk ishin brenda juridiksionit të saj.

Ndërkohë për 28.2% të çështjeve është evidentuar mungesa e provave të mjaftueshme për një pjesë të konsiderueshme të rasteve. Në këtë kuadër 31 çështje janë pushuar, kryesisht për shkak të mungesës së provave ose pamundësisë për të identifikuar shkelësit e ligjit.

Ky është tregues se në disa raste, hetimet janë vështirësuar nga mungesa e bashkëpunimit të dëshmitarëve si dhe vështirësia në sigurimin e materialeve provuese.

Krimet zgjedhore, 110 procedime për 3 vjet; ç’ka ndodhur me

Sipas dokumenteve nga SPAK, 22 raste janë ende në hetim, shifër që tregon se Prokuroria e Posaçme është ende duke punuar në një numër të konsiderueshëm çështjesh. Por ajo që SPAK thekson është nevoja për ngritjen e kapaciteteve të vazhdueshme njerëzore për të përshpejtuar dhe finalizuar hetimet, duke maksimizuar efektivitetin e ndjekjes penale në kuadër të veprave penale që lidhen me zgjedhjet.

Nga tërësia e çështjeve të regjistruara, vetëm 14 çështje janë dërguar për gjykim, duke sugjeruar se përqindja e hetimeve që përfundojnë me ngritjen e akuzave dhe dërgimin e tyre në gjykatë nuk është brenda pritshmërisë së Prokurorisë së Posaçme.

Ky tregues lidhet me vështirësitë e hasura në mbledhjen e provave, mungesën e bashkëpunimit nga dëshmitarët, kompleksitetin e veprave penale dhe subjekteve që hetohen nga Prokuroria e Posaçme. /Pamfleti/

Lini një Përgjigje