TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shkurt 2025, 21:01

Nga Shkodra e Lezha, te Fieri, Durrësi e Vlora, Karamuço zbulon qarqet ku krimi ‘bashkëjeton’ me politikën për vota

Shkruar nga Pamfleti

Nga Shkodra e Lezha, te Fieri, Durrësi e Vlora, Karamuço zbulon

Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço komentoi strategjinë e publikuar nga SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore.

Ai u shpreh se lidhja e krimit me politikën për të ndikuar në vullnetin e votuesve është një fenomen i njohur, denoncuar dhe hetuar por asnjëherë dënuar. Karamuço renditi disa nga qytetet që sipas tij janë epiqendra të krimit zgjedhor, ku banda kriminale me mbështetje politike ndikojnë në zgjedhje.

Ngjarjet që kanë ndodhur dhe që kanë qenë dhe pjesë e raporteve ndërkombëtare, por sot nuk kemi një vendim gjyqësor që e lidh krimin e organizuar me fushata. Kemi pasur hetime, por jo të dënuar. Disa herë janë parashkruar afatet e gjëra të ndryshme. Nga këto kemi Shkodrën, problematikë që ka dalë te Sky Ecc. Kemi Lezhën problem, pasi ka një konflikt të hapur aty që ka nisur për shkak të përplasjeve politike. Kemi Durrësin, Tiranën po e po. Tirana duke qen se është e madhe nuk dihet se si lëvizin grupet. Kemi Elbasanin. Kemi disa persona në kërkim që kanë ndikuar në fushata. Kemi Fierin, që ka nën rrogoz grup shumë të aktivizuara sepse janë marrë më ndikimin në zgjedhje. Kemi Vlorën dhe Dibrën. Këto janë zonat e nxehta”, tha ai në emisionin 'Review' në Euronews Albania.

Lini një Përgjigje