TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shkurt 2025, 21:43

Përgjime, infiltrime dhe arrestime në flagrancë, Karamuço tregon metodat speciale që do të përdorë SPAK gjatë zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

Përgjime, infiltrime dhe arrestime në flagrancë, Karamuço

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar metodat që do të ndjekë SPAK për të luftuar krimin zgjedhor. Ai tha se do të ketë shumë përgjime, infiltrime dhe po ashtu arrestime në flagrancë.

Ai tha se SPAK do të angazhohet edhe gjatë procesit të numërimit të votave për të mos lejuar blerje komisionerësh.

Edhe te procesi i numërimit do ketë hije të SPAK. Sigurisht ka metoda speciale që do përdoren. Do ketë përgjime parandaluese. SPAK e ka të drejtën për përgjime parandaluese, do ketë infiltrime dhe shumë metoda përmes të cilave SPAK do kërkojnë informacion. Nuk jemi mësuar të kemi një vëzhgim kaq të fortë të organeve ligjzbatuese. Kjo ka tronditur partitë politike, pasi ato kanë qenë neglizhente në zgjedhjet më parë. Tani do jenë më të vëmendshme. Do të ketë arreste në flagrancë, për të bërë parandalimin në kohë. Nuk është përdorur më para. Ti presësh rrugën menjëherë. Po mbaruan zgjedhjet nuk e ndryshon dot rezultatin”, tha ai në “Euronews Albania”.

 

Lini një Përgjigje