TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shkurt 2025, 22:32

SPAK vëzhgim në terren për të hetuar krimet zgjedhore? Ish-prokurori zbulon detaje

Shkruar nga Pamfleti

SPAK vëzhgim në terren për të hetuar krimet zgjedhore?

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka treguar detaje se si do të procedojë SPAK-u në rastet e krimeve zgjedhore. Sipas tij, SPAK-u nuk do të jetë në terren, por do të vihet në veprim kur të ketë informacione për vjedhje votash.

Lidhur me deklaratën e kryeministrit Rama, Karanxha tha se deklarata e tij ishte politike ndërsa SPAK-u nuk duhet të ndikohet por të bëjë detyrën e vetë.

“Është detyrë e prokurorisë të hetojë krimet, edhe ato elektorale. Është ngritur një task forcë, por nuk janë grupe vëzhgimi siç është thënë. Në rast se do të ketë informacione për vjedhje votash, Prokuroria e Posaçme do të procedojë. Nuk shikoj asnjë shkelje. Nuk është se do të dalë SPAK-u në terren. Nuk shikoj asnjë problematikë.

Ajo e Ramës është deklaratë politike, që vjen pas një situate të nxehur me SPAK-un. Unë e konsideroj deklaratë politike, SPAK-u duhet të vazhdojë të bëjë detyrën e vet. Politikanët le të bëjnë deklarata, SPAK-u të bëjë detyrën”, tha ish-prokurori për “A2 CNN”.

 

Lini një Përgjigje