TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2025, 18:05

Zgjedhjet e pjesshme, zbulohet kandidati i mbështetur nga PD për Bashkinë e Tepelenës

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e pjesshme, zbulohet kandidati i mbështetur nga PD për

Gabriel Guma është kandidati i mbështetur nga Partia Demokratike e Tepelenës për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Në një postim në Facebook, i riu shprehet i emocionuar dhe gati për këtë sfidën.

"I bllokuar në emocione njerëzore. Në rrugën që më çoi drejt Idealit. Falenderues, frymës që më rriti, njerëzve që më integruan, Atyre që më përkrahën dhe Atyre që më befasuan duke më besuar, Falë jush sot eci me bindjen se idealet nuk janë vetëm fjalë, por rruga ku bashkohemi për të njëjtin qëllim.

Arti i së Ardhmes, ndërtohet kur të gjitha ngjyrat bëhen bashk. Me bindje dhe përkushtim, e marr këtë përgjegjësi nën siglën e Partisë Demokratike, Është koha të ecim të gjithë bashkë, drejt vizionit të ri për Tepelenën i juaji Gabriel Guma."-shprehet ai. 

Sipas drejtuesve lokale të PD-së, ai ka vendosur të sfidojë largimin nga vendi të të rinjve, duke ndërtuar familjen e tij të re dhe biznesin e tij familjar në qytetin e Tepelenës.

Gabriel Guma ka mbaruar Fakultetin e Arkitekturës dhe Dizanj në vitet 2018-2022 në Universiteti Polis.

Po ashtu bëhet e ditur se i riu është nga fshati Luzat. Ndërkohë ai do të ketë përballë Gramoz Sakon nga Partia Socialiste, në garën për kryetar bashkie në Tepelenë, një vend i lënë bosh nga Tërmet Peçi që u zgjodh deputet më 11 maj. 

 

Lini një Përgjigje